Mickoski: Qëllimi ynë është të jemi më të mirët në Ballkanin Perëndimor, ia lëmë BE-së të vendosë nëse do të jetë peng i bilateralizimit apo do ta shikojë në mënyrë objektive
- Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi në Kavadar se po punohet në agjendën e reformave dhe se presim që diku në prill të jemi më të mirët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi në Kavadar se po punohet në agjendën e reformave dhe se presim që diku në prill të jemi më të mirët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor.
"Mendoj se ajo që ngeci prapa, ndërsa hyri në këtë periudhë grejs prej një viti deri në qershor të vitit 2025, gjegjësisht 8 ose 10 nga ato 12 hapa, tashmë janë përfunduar. Shumica e hapave që duhej të përfundonin deri në fund të dhjetorit janë përfunduar, le të shohim se çfarë duhet të përfundojë, të përfundojë dhe ngadalë nga prilli të bëjmë hapin që të jemi më të mirët nga Ballkani Perëndimor. Ky është qëllimi ynë. Pastaj ia lëmë vetë Bashkimit Evropian nëse do të lejojë veten të mbahet peng i bilateralizimit apo do të shikojë objektivisht arritjet e vendeve që janë kandidate për anëtarësim", tha Mickoski.
Paralajmëroi se këtë fundjavë ose më së voni të hënën ose të martën do të ketë një takim tematik mbi progresin e agjendës së reformave.
"Në të kaluarën, kemi bërë shumë punë për të ecur përpara me atë proces, vazhdojmë të bëjmë shumë punë. Nga këtu kam një takim në kabinetin tim për të përcaktuar takimet në periudhën që vjen. Pres që këtë fundjavë, nëse jo të hënën/të martën, të kemi një takim tematik mbi progresin e agjendës së reformave, për të parë se ku jemi, çfarë kemi përfunduar, çfarë duhet të përfundojë ende, megjithëse mendoj se kemi kaluar shumë gjëra në seancën qeveritare, shumë gjëra janë tashmë në Parlament", tha Mickoski në një deklaratë për mediat gjatë vizitës në Komunën e Kavadarit.
Foto: Arkivi i MIA-s