• петок, 02 јануари 2026

Për shkak të një aksidenti, ndërpritet qarkullimi drejt VK Qafë Thanë në të dy drejtimet

Për shkak të një aksidenti, ndërpritet qarkullimi drejt VK Qafë Thanë në të dy drejtimet

Shkup, 31 dhjetor 2025 (MIA) - Për shkak të një aksidenti trafiku, qarkullimi drejt VK Qafë Thanë është i ndërprerë në të dy drejtimet, njofton LAMM. 

Nga dje, nga ora 15:00, ka ndryshim të regjimit të qarkullimit në Korridorin 10, në segmentin Prilep–Manastir, ku trafiku është devijuar përmes rrugës rajonale R1101.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, në disa vende në rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga data 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Aksi rrugor Ohër-Resnjë që kalon nëpër Parkun Kombëtar të Galiçicës nga 21.11.2025 deri 31.03.2026 do të mbyllet për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve. qa.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан