MSH: Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik për fëmijën dyvjeçar
- Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik, theksuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me rastin e fëmijës dyvjeçar të lënduar natën e Vitit të Ri.
Shkup, 2 janar 2026 (MIA) - Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik, theksuan sot pasdite nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me rastin e fëmijës dyvjeçar të lënduar natën e Vitit të Ri.
"Fëmija dyvjeçar është pranuar në Qendrën Urgjente, e për shkak të seriozitetit të gjendjes, është pranuar në Klinikën e Neurokirurgjisë, në njësinë e kujdesit intensiv, është intubuar, është vendosur në ventilim mekanik, i është përshkruar terapi me antibiotikë dhe antiedemë, monitorim 24-orësh", theksohet në kumtesën e sotme.
Siç shtohet, intensiteti i shkatërrimit të indeve të trurit nuk lejonin mjekim kirurgjik.
"Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, rezultati ishte tragjik, si pasojë e lëndimeve shumë të rënda në tru të shkaktuara nga një trup i huaj metalik. Shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta familjes dhe të dashurve në këto momente jashtëzakonisht të vështira", theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga atje, u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që festat e Vitit të Ri të festohen në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, pa përdorimin e mjeteve piroteknike, fishekzjarrëve, e veçanërisht pa përdorimin e armëve të zjarrit.
-Pasojat e një sjelljeje të tillë të papërgjegjshme janë serioze dhe, për fat të keq, mund të jenë edhe fatale, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s