Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të thata
- Komunikacioni në rrugët e vendit në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Shkup, 1 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftoi se trafiku drejt VK Qafë Thanë ende është në ndërprerje në të dy drejtimet.
Regjimi i trafikut në Korridorin 10, në segmentin Prilep-Manastir, është ndryshuar, me ç'rast trafiku po ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale R1101.
Foto: MIA arkivi