• сабота, 22 јуни 2024

Mot me diell dhe ngrohtë, nga java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë

Mot me diell dhe ngrohtë, nga java e ardhshme me temperatura deri në 40 gradë

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare, ndërsa pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut dhe bubullimës.

Nga fillimi i javës së ardhshme të punës do të fryjë kohë pas kohe erë përforcuar, ndërsa temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në mesin e javës në pjesët juglindore do të arrijë deri në 40 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан