• недела, 23 јуни 2024

SYRIZA: E dënojmë shkeljen e re të Marrëveshjes së Prespës nga z Mickoski

SYRIZA: E dënojmë shkeljen e re të Marrëveshjes së Prespës nga z Mickoski

 Athinë, 22 qershor 2024 (MIA) - SYRIZA dënon pa mëdyshje shkeljen e re të Marrëveshjes së Prespës nga kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Mickoski, dhe i bën thirrje Qeverisë së Micotakisit që më në fund t'i ndërmarrë  veprimet e parapara, njoftuan nga partia opozitare greke, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në kumtesën e SYRIZA-s,  thonë se "duan t'i kujtojnë VMRO-së se shkeljet e vazhdueshme të Marrëveshjes së Prespës bartin edhe sanksione të parapara", duke shtuar se respektimi i plotë i Marrëveshjes "është kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE". 

Paralelisht nga qeveria aktuale greke kërkojnë që "menjëherë të ndërkombëtarizojë  çështjen në mënyrë që udhëheqja e re e Maqedonisë së Veriut do të përballet me përgjegjësitë e saj para bashkësisë ndërkombëtare që nga momenti që do të vazhdojë të shkelë Marrëveshjen".

"Në të vërtetë është një fakt për të ardhur keq që Demokracia e Re dhe VMRO, dy partitë simotra në PPE, po përpiqen për të tërhequr një publikë nacionaliste, të torpedojnë Marrëveshjen, e cila është një pikë kthese për të gjithë popujt e Ballkanit.  Qeveria e Demokracisë së Re mban një përgjegjësi të rëndë për këtë dëm të ri që u shkakton interesave kombëtare, në emër të politikës së saj të jashtme të papërgjegjshme, duke shmangur gjithë këto vite çdo përfshirje aktive në Marrëveshje për të ruajtur ekuilibrat e brendshëm partiak", shkruan në kumtesën e SYRIZA-s.

 

 

Остани поврзан