• петок, 26 јули 2024
MIA FLESH

Shkup - Gjykata administrative në debatin publik të mbajtur mbrëmë e refuzoi si të pabazuar padinë e paraqitur nga Koalicioni Fronti Evropian në zgjedhjet parlamentare 2024, kundër vendimit të Komisonit shtetëror të zgjedhjeve të RMV-së për rivotim në vendvotimin 2101 në fshatin Llërcë në komunën e Zhelinës.

Shkup - Forumi ekonomik "Pas stuhisë: Menaxhimi i stabilitetit ushqimor dhe energjetik në Ballkanin Perëndimor" do të mbahet sot në Shkup. Në këtë Forum ekonomik rajonal për vendet nga Ballkani Perëndimor, siç informojnë nga Finance Think, do të prezantohen rezultatet e reja nga kriza e paradokohshme me çmimet e ushqimeve dhe energjensave, duke u mbështetur në Studimet e politikave për Ballkanin Perëndimor, me përqëndrim në katër aspektet kryesore, ekzistencën e amvisërive, konkurrencën e kompanive, hapësirën fiskale dhe integrimin rajonal.

Shkup - Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, sot solemnisht do ta hapë Jurop Haus në Strugë.  Aktivitetet lidhur me hapjen zyrtare, siç bënë të ditur nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shkup, do të vazhdojnë pasdite me zbulimin e muralit "Simbioza" i financuar nga BE-ja, në Muzeun e natyrës "Dr. Nikolla Nezllobinski". Të rinjtë nga Struga pastaj do të kenë mundësi për shoqërim me moshatarët e tyre përmes një ngjarje për rrjetëzim në vend të hapur. 

Shkup - Agjencia e postave sot në Shkup do ta mbajë takimin e 22-të publik, me qëllim që të t'u mundësojë të gjithë të interesuarve të informohen për aktivitetet e ndërmarra për masat rregullatore në vitin vijues. Në takim, siç informojnë nga Agjencia e postave, do të prezantohet gjendja e tregut postar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet vijuese të Agjencisë, planet dhe programet për veprim në periudhën e ardhshme

Shkup - Lidhja kombëtare e personave me invaliditet trupor në Maqedoninë e Veriut "Mobilitet Maqedoni", me rastin e 30 majit - Ditës botërore të personave të sëmurë nga multipla skleroza, sot organizon marsh për ngritjen e ndërgjegjes publike për problemet, me të cilat ballafaqohen personat me multipla skleroza, për nevojat e tyre specifike për jetesë më cilësore dhe inkluzion social.

Shkup - Për shkak të problemeve teknike në rrjetin e shpërndarjes, sot pa rrymë do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat e Shkupit, Saraj, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Butel dhe Gazi Babë, kumtoi QRMK - Shkup. Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit nga fshati Paniçar në Komunën e Sarajit.

Shkup - Në organizim të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor (KRSKRR), sot në Shkup do të mbahet konferenca e tretë ndërkombëtare “Përmirësimi i sigurisë në trafikun rrugor”.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Nga mesdita në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe paraqitje të izoluar të breshrit, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Prishtinë - Policia e Kosovës kumtoi se gjatë bastisjes në filialin e "Narodna Banka Srbije" (NSB) në veri të Mitrovicës, e mbyllur më 20 maj me të gjitha pesë filialet e bankës "Kursimorja postare" në veri të Kosovës, ka konfiskuar dinarë, euro dhe franga zvicerane. Policia e Kosovës më 20 maj i ka mbyllur filialet e "Kursimores postare" dhe kasafortën e NBS në Mitrovicë, por, nuk ka arritur ta hapë kasafortën, pasi personi përgjegjës, i cili i ka pasur çelësat nuk ka qenë i pranishëm.

Lubjanë - Kryeministri slloven, Robert Golob paralajmëroi se vendi i tij sot do ta njohë shtetin palestinez. Spanja, Irlanda dhe Norvegjia e bënë këtë të martën - u përfshinë në grupin e 140 vendeve të cilat e njohën shtetin palestinez. Qeveria sllovene sot do ta dërgojë propozimin për njohje në parlament për vendim.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel e publikoi raportin vjetor për gjendjen me të drejtat e njeriut dhe demokracinë në botë për vitin 2023, duke theksuar se BE-ja ka mbetur e fuqishme në përkushtimin e vet për përkrahje dhe avancim të të drejtave të njeriut dhe demokracinë në vitin e kaluar.

Londër - Parlamenti britanik zyrtarisht është shpërndarë para zgjedhjeve, të cilat janë caktuar më 4 korrik. Partia Laburiste kryesore e opozitës pritet të mposhtë konservatorët në pushtet pas më shumë se një dekade. Parlamenti ishte shpërndarë pas vendimit të papritur të kryeministrit Rishi Sunak javën e kaluar të shpallë zgjedhje. Tani fillon fushata zgjedhore për plotësimin e përbërjes së Dhomës së Poshtme 650 anëtarëshe të Parlamentit britanik. 

Lion - Katër persona janë arrestuar dhe është ndërprerë puna e më shumë se 100 serverëve në operacioin e madh ndërkombëtar kundër softuerit malicioz, publikoi sot Europol. Ky ishte "operacioni më i madh deri tani kundër botnetëve, të cilët luajnë rol kryesor në shpërndarjen e softuerit, me të cilin kërkohet blerje". Arrestimet janë bërë në Armeni dhe Ukrainë dhe janë kryer edhe gjithsej 16 bastisje policore në katër vende të ndryshme, thuhet në kumtesën e Europolit

Gazë - Sipas raportimeve të mediave izraelite, armata izraelite e ka ndërmarrë kontrollin ndaj gjithë Rripit të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, informon DPA. Ushtarët izraelitë janë vendosur në pjesën më të madhe të zonës së njohur si Korridori Filadelfia, zonë e gjatë 14 kilometra përgjatë kufirit me Egjiptin dhe Rripin e Gazës, njoftuan disa media mbrëmë, duke iu referuar armatës.

Pekin - Presidenti kinez, Si Xhinping sot ka bërë thirrje për organizimin e një konference të madhe paqesore për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Rripin e Gazës. Lideri kinez ka bërë apelin e tij në forumin në Pekin, ku kanë marrë pjesë liderë dhe diplomatë arabë. "Lindja e Afërt ka perspektiva të mëdha për zhvillim, por aty ende ka luftë. Lufta nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Drejtësia nuk mund të mungojë përgjithmonë", tha Si në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.

Uashington - Presidenti amerikan, Xho Bajden planifikon të udhëtojë në Francë në fillim të qershorit për të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e përkujtimit të zbarkimit të aleatëve në Normandi në fund të Luftës së Dytë Botërore. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer ka publikuar planet për udhëtimin e Bajdenit, por nuk ka dhënë hollësira. Dita D shënon fillimin e çlirimit të Evropës nga Gjermania naziste.

Uashington - Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF) raportoi se bota është bllokuar në borxhe prej 315 trilion dollarë, që është rritja më e madhe në 80 vitet e fundit. Vala e ritjes së borxhit global është më e madhja, më e shpejta më e përhapura që nga Lufta e dytë, që përkon me pandeminë Kovid-19.

Nju-Jork - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bojkotojnë homazhin e sotëm për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën në aksidentin me helikopter në fillim të këtij muaji, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan. Asamblea 193-anëtarëshe e përgjithshme e të KB-së tradicionalisht takohet për të shprehur homazh për një lider botëror, shef aktual i shtetit, në kohën e vdekjes së tij.

Athinë - Futbollistët e Olimpiakosit e fituan titullin në Ligën e konferencave, pasi mbrëmë në Athinë e kanë mundur Fiorentinën me rezultatin 1:0 pas vazhdimeve. Fitoren e madhe Olimpiakosit në finalen e luajtur në stadiumin e rivalit të qytetit AEK, e solli Ajub El Kabi në minutën e 116-të. Ky është trofeu i parë evropian në historinë e klubit për Olimpiakosin.

Остани поврзан