• петок, 15 мај 2026
MIA Flesh

09:00 / 12 maj / 2026

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Shkup do të mbajë fjalim në hapjen e Samitit 2026 në organizim të "Maqedonia 2025", i cili këtë vit mbahet nën moton "Pas 2025: Përshpejtimi i rritjes. Nxitja e lidershipit". Në hapjen e samitit fjalime hyrëse do të mbajnë kryesuesi i Bordit të drejtorëve të "Maqedonia 2025", Viktor Mizo, bashkëthemeluesi i organizatës, Majk Zafirovski dhe drejtoresha ekzekutive Nikica Mojsoska-Blazhevska.

Shkup - Në Kuadër të Klubit të Çështjeve dhe Politikave Rinore, sot në Kuvend o të mbahet një takim midis deputetëve dhe nxënësve të shkollave të mesme, pjesëmarrës në programin "Më të zëshëm". Programin "Më të zëshëm" e zbatojnë Fondacioni Konrad Adenauer dhe Liderët për edukim, aktivizëm dhe zhvillim (LEAD), “me qëllim të nxitjes së pjesëmarrjes rinore, lidershipit dhe aktivizmit tek nxënësit e shkollave të mesme.

Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport. Në rend të ditës së seancës së Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Raporti vjetor për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2025 dhe Raporti vjetor për punën e Agjencisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2025.

Shkup – Lidhja e Shoqatave të Motrave Medicinale, Teknikëve, Mamive dhe Infermiereve të Stomatologjisë së Maqedonisë, e kryesuar nga SHMMTMIS “Për Ne”, do ta shënojë Javën e Infermierisë dhe Ditën Ndërkombëtare të Motrave Medicinale me akademi solemne në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë, me fillim në orën 16. Siç kumtojnë organizatorët, gjysmë orë më herët, në orën 15:30, do të mbahet edhe konferencë për media, në të cilën deklarata për mediat do të japin përfaqësues të Lidhjes dhe organizatorët, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu dhe emra eminentë nga lëmia e shëndetësisë. 

Shkup - Në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, e në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, sot në Shkup do të mbahet biznes-forumi Maqedoni e Veriut - Shqipëri "Përtej kufijve". Sipas agjendës, fjalime hyrëse në këtë biznes-forum do të kenë ambasadori shqiptar në vend, Denion Meidani, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe kryetarja e Unionit të dhomave të industrisë dhe tregtisë të Shqipërisë, Ines Muçostepa.

Shkup - Për shkak të punimeve teknike, disa rrugë në Çair dhe një pjesë e bulevardit "Aradhat partizane" sot do të jenë pa ujë, kumtuan nga "NP Ujësjellës dhe Kanalizim - Shkup. Ndërprerja e një pjese të bulevardit "Aradhat partizane" është për shkak të një ndryshimi e valvulave në bulevardin "Aradhat partizane" nr. 48a dhe do të zgjasë prej orës 9 e mëngjesit deri në përfundimin e aktiviteteve

Shkup - Paradite moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të diellit, ndërsa në orët e pasdites pritet paraqitje lokale e të reshurave afatshkurtëra të shiut, bubullima dhe erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor, e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi edhe mbi 80 kilometra në orë, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 18 deri 31 gradë Celsius.

Kiev - Gjermania do të marrë pjesë me mbi 10 milionë euro në iniciativën e Bashkimit Evropian për vendosjen e qendrave ushtarake për stërvitje në Ukrainë, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, njoftoi DPA. "Financimi do ta mbulojë infrastrukturën e nevojshme për një qendër të plotë për stërvitje", deklaroi Pistorius gjatë vizitës në Kiev. Ai tha se qendrat kanë për qëllim të ndihmojnë në mbajtjen e gatishmërisë operative të armatës ukrainase, duke përfshirë edhe pas marrëveshjes eventuale paqesore me Rusinë, njoftoi Agjencia gjermane.

Kiev - Autoritetet antikorruptive ukrainase kanë zbuluar një skemë eventuale për larjen e parave, ku është përfshirë edhe ish shefi i Kabinetit presidencial, Andrij Jermak, njoftoi DPA. Byroja kombëtare për luftë kundër korrupsionit të Ukrainës (NABU) dhe Prokuroria e specializuar për luftë kundër korrupsionit (SAP) dje kumtuan se një grup i organizuar gjoja ka larë rreth 10,6 milionë dollarë lidhur me një projekt luksoz ndërtimor në afërsi të Kievit. Jermak është i dyshuar se është pjesë e grupit, njoftoi agjencia.

Kiev - Rusia përsëri ka nisur sulme me dronë ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi skadoi armëpushimi i përkohshëm, kumtuan mëngjesin e sotëm autoritetet ukrainase. Forcat ajrore ukrainase informuan se gjatë natës u kryen sulme në kryeqytetin e Kievit, si dhe në qytetet e Zaporozhje, Dnipros, Harkov dhe Herson. Cak ishin edhe rajoni verior i Sumit dhe rajoni jugor i Mikolaiv. Edhe pse mbrëmë skadoi armëpushimi treditor që kishte qenë në fuqi që nga e shtuna. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, deklaroi se nënpresidenti Xhej Di Vens dhe sekretari shtetëror Marko Rubio do të ishin "ekipi i ëndrrave" për Shtëpinë e Bardhë, por nuk zbuloi se kë do të mbështeste si pasardhësin e tij të mundshëm për zgjedhjet presidenciale në vitin 2028. Trampi mbajti fjalim para të ftuarve në darkën zyrtare në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, gjatë së cilës u bëri thirrje të pranishmëve me duartrokitje të tregonin se kë do të mbështesnin më shumë - Vensin apo Rubion. 

Sao Paolo – Një zjarr i shkaktuar nga shpërthimi i gazit dëmtoi rreth dhjetë shtëpi dhe plagosi tre persona në Sao Paolo, qytetin më të madh në Brazil, njoftoi mbrëmë shërbimi zjarrfikës lokal, transmeton DPA. Xhirimet nga mediat lokale treguan çati të shkatërruara dhe tym në zonën Xhagure, rreth 16 kilometra nga qendra e Sao Paolos. Shërbimi zjarrfikës i shtetit Sao Paolo njoftoi në Iks se ka dërguar 12 automjete zjarrfikëse në terren që ta shuajnë zjarrin, duke shtuar se incidenti sipas gjitha gjasave është shkaktuar nga shpërthimi i gazit të lëngshëm të naftës (LPG), transmetoi DPA.

Остани поврзан