• петок, 20 февруари 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/ 21 janar 2026 

Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës janë propozim-vendimet për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtëtëror të Zgjedhjeve dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. 

Shkup- Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin "Geriatria", ku Muhsin Arifi - ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti - i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor.

Shkup- Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë seancën e parë këtë vit, ku në rend të ditës janë caktuar nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe tre propozime për vendosje me Draft-vendim.

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e re të 81-të plenare me 10 pika të rendit të ditës. Deputetët do të debatojnë mbi Propozim- ligjin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës së ekzistencës së gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim- ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrin e sigurimeve shoqërore të detyrueshme, Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin e Vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, Propozim- ligjin për huamarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kredi nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për kredi për financim plotësues të Projektit për ndërtimin e sallave për edukatë fizike, të gjitha në lexim të dytë, Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punët e brendshme dhe Propozim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për policinë, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Shkup – Moti sot do të jetë me vranësira me reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore dhe pritet që lartësia e shtresës së borës në male dhe në disa vende më të larta të rritet deri 25 centimetra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej  -8 deri -2, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 6 gradë. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Borë bie në pjesën perëndimore të shtetit dhe ka ndalesa për automjete të rënda transportuese në qafat malore Gjavato, Presekë, akset Mavrovë - Dibër dhe Strugë - VK Qafë e Thanës, kumtuan në mëngjes NP "Rrugët e Maqedonisë" dhe LAMM.

Tiranë– Presidenti  i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kërkuar nga homologia e tij nga Moldavia, Maja Sandu, që ta shqyrtojnë njohjen e Kosovës. Begaj ia parashtroi këtë kërkesë gjatë vizitës së tij zyrtare në këtë vend.

Ankara– Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij amerikan Donald Tramp mbrëmë me telefon biseduan për lidhjet dypalëshe dhe për çështjet rajonale dhe globale, njoftoi drejtoria turke për komunikime. 

Paris– Pas kërcënimeve të përsëritura nga presidenti amerikan Donald Tramp se dëshiron ta aneksojë Grenlandën, Franca kërkoi stërvitje të NATO-s në ishullin arktik, njoftoi Pallati i Eliseut. Franca njoftoi se është e gatshme të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s në Grenlandë, njoftoi televizioni BFM. 

Bruksel - Zëvendës sekretarja e përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska sot do të qëndrojë për vizitë në Azerbajxhan.

Bruksel – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute po qëndron në Davos, ku po merr pjesë në takimin vjetor të Forumit ekonomik botëror.

Davos - Gjithnjë e më shumë njerëz po e kuptojnë korrektësinë e qëndrimit rus, deklaroi mbrëmë i dërguari special i presidentit rus, Kirill Dmitriev, pas takimit në Davos me të dërguarin special të presidentit amerikan, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, dhëndrin e Donald Trampit. 

Bruksel – Në selinë e NATO-s në Bruksel sot dhe nesër do të mbahet mbledhje e organit më të lartë ushtarak të Aleancës, Komitetit Ushtarak, në nivel të shefave të shtatmadhorive të vendeve anëtare të Paktit. Me takimin do të kryesojë kryetari i Komitetit Ushtarak, admirali Zhuzepe Kavo Dragone, ndërsa në të do të marrin pjesë edhe komandanti suprem i forcave aleate për Evropë, gjeneral Aleksus Grinkeviç dhe komandanti suprem i forcave aleate për transformim, admirali Pjer Vandie.

Madrid - Një person ka humbur jetën, ndërsa 37 të tjerë janë lënduar në një aksident me tren në rajonin verilindor të Katalonjës në Spanjë të dielën, vetëm dy ditë pas një aksidenti vdekjeprurës me tren në jug të vendit ku jetën e humbën të paktën 42 persona.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski mbrëmë deklaroi se do të shkojë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos vetëm nëse atje mund të arrihen rezultate konkrete. Ai në video-fjalimin e mbrëmjes theksoi se të gjithë përfaqësuesit qeveritar ukrainas tani duhet të punojnë për problemet e Ukrainës. 

Uashington – Shtëpia e Bardhë mbrëmë publikoi listën me 365 suksese të presidentit amerikan Donald Tramp të cilat ai i arriti gjatë vitit të parë nga marrja e mandatit të dytë, në mesin e të cilave theksohen përpjekjet e tij ndërmjetësuese për zgjidhjen e luftës në Ukrainë. Në kumtesën e publikuar në ueb-faqen e Shtëpisë së Bardhë bëhet e ditur se saktë para një viti Trampi iu kthye detyrës president që ta ripërtërijë prosperitetin, ta sigurojë kufirin, ta rinovojë forcën amerikane dhe ta lërë popullin amerikan në vend të parë. 

Uashington - Ushtria amerikane tha mbrëmë se ka sekuestruar një tjetër cisternë që lidhet me Venezuelën në Detin e Karaibeve, i shtati me radhë që kur presidenti i SHBA-së Donald Tramp nisi fushatën për të kontrolluar naftën venezuelase.

Uashington - Presidenti Donald Tramp ka deklaruar dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj në NATO do të "gjejnë një zgjidhje" për kontestin me Grenlandën."Mendoj se do të gjejmë zgjidhje me të cilën NATO do të jetë shumë e kënaqur ku edhe ne do të jemi shumë të kënaqur", tha Trampi disa orë para se të nisej për në Forumin ekonomik botëror në Zvicër.

Kopenhagë - Trajneri i Napolit, Antonio Konte nuk është i kënaqur nga barazimi me Kopenhagën. Napoli mbrëmë së mysafir ka luajtur baraz 1:1 në xhiron e 7-të të Ligës së kampionëve.

Milano- Trajneri i Interit, Kristian Kivu nuk është shumë i prekur nga humbja e mbrëmshme (1:3) në shtëpi ndaj Arsenalit në raundin e 7-të të Ligës së kampionëve.

Madrid - Trajneri i Realit të Madridit, Alvaro Arbeloa u përgjigj nëse druan nga reagimi i disa tifozëve pas komenteve të tij të paradokohshme në mbrojtje të kryetarit të klubit, Florentino Perez.

Остани поврзан