09:00/11 maj/2026
Shkup – Në Kuvend sot do të mbahet ngjarja finale “Kam qëndrim” për nxënës të shkollave të mesme. Me paraqitje të tyre në temat për diskutim Përdorimi i inteligjencës artificiale do të paraqiten nxënës nga SHMEJQSH “Vasill Antevski – Dren” nga Shkupi, për Shëndet të dëmtuar mental te të rinjtë do të flasin nxënës nga SHMQSH “Gjimnazi Nikolla Karev” nga Shkupi, ndërsa për Reforma në arsim do të flasin nxënës nga SHMK “Gjimnazi Josip Broz Tito” nga Manastiri.
Shkup – Në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi sot do të mbahet debat publik për draftin e tekstit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim të Kulturës për periudhën 2026 – 2030 me Plan veprimi. Në pjesën hyrëse para të pranishmëve do të flasë ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.
Shkup – Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot duhet ta kumtojë propozimin për anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Këshillit Shtetëror për Parandalim të e Delinkuencës së Fëmijëve dhe Drejtësisë për Fëmijë, ndërsa në rend dite të seancës janë edhe disa pika të tjera.
Shkup – Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, ndërsa në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të fuqishme. Do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore kohë pas kohe do të arrijë shpejtësinë prej mbi 60 km/h. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 8 deri 13, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 22 deri 28 gradë.
Stamboll - Në Stamboll sot fillon gjykimi i ri kundër ish kryetarit të Komunës, Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet si kundërkandidat i mundshëm i presidentit aktual turk, Rexhep Taip Erdogan. Imamoglu së bashku me tre persona të tjerë, akuzohet se janë autorë të veprës penale "spiunazh politik".
Teheran - Mediat shtetërore iraniane publikuan se udhëheqja iraniane hodhi poshtë propoyimin e SHBA-së për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, sepse ai përfaqësonte një thirrje për dorëzimin e Teheranit. Pranimi i propozimit do të thoshte që Republika Islamike do t'i nënshtrohej "kërkesave të tepërta" të presidentit amerikan, Donald Tramp, komentoi herët këtë mëngjes Press TV, një radiodifuzues i lidhur me udhëheqjen e Iranit, transmetoi DPA.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp e kritikoi përgjigjen iraniane ndaj propozimit të tij që synon t’i japë fund luftës, duke e quajtur atë “plotësisht të papranueshme”, transmetoi DPA. "Sapo lexova përgjigjen nga të ashtuquajturit "përfaqësues" të Iranit. Nuk më pëlqen – PLOTËSISHT E PAPRANUESHME! Ju faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje. Presidenti Donald Tramp”, shkroi ai mbrëmë në platformën e tij Truth Social.