MIA Flesh
- Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve me shumicë votash miratoi propozimin për zgjedhjen e Katerina Zajkovskës për anëtare të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zajkovska, siç shpjegoi kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkoski, është ekonomiste e diplomuar dhe me diplomë master në kontabilitet, financë dhe revizion nga Shkupi. Nga pesë kandidatët që plotësuan kushtet dhe morën pjesë në intervista, ajo mori më shumë pikë, përkatësisht 90,67.
15:00/11 maj/ 2026
Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve me shumicë votash miratoi propozimin për zgjedhjen e Katerina Zajkovskës për anëtare të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Zajkovska, siç shpjegoi kryetari i Komisionit, Gjorgjija Sajkoski, është ekonomiste e diplomuar dhe me diplomë master në kontabilitet, financë dhe revizion nga Shkupi. Nga pesë kandidatët që plotësuan kushtet dhe morën pjesë në intervista, ajo mori më shumë pikë, përkatësisht 90,67.
Shkup - Në autostradën Gostivar - Bukojçani, po punohet në 11 nga 31 kilometrat e planifikuar, ndërsa realizimi arrin dri në 60 për qind. Në Tetovë - Gostivar, megjithatë, po punohet në rreth 14 kilometra nga 17,5 të planifikuar, realizimi është 8.4 për qind. Nga Qeveria thotë se po bën gjithçka që kontraktorët të mundësojnë që ta përfundojnë këtë dhe projektet e tjera nga pakoja e autostradës që po ndërton "Behtel dhe Enka" sa më shpejt të jetë e mundur, nga të cilat theksojnë se kanë progres aktiv në ndërtimin e më shumë se 50 kilometrave të trasesë së dy korridoreve, 8 dhe 10d.
Shkup - Kemi përparim aktiv në ndërtimin e më shumë se 50 kilometrave të autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, deklaroi sot Xhosh Bejker, menaxher kryesor i projektit të “Behtel dhe Enka”, kontraktori për seksionet e autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, i cili ia prezantoi aktivitetet e deritanishme kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski. Mickoski dhe Nikolloski, si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski, inspektuan punimet në seksionin Gostivar - Bukojçan, i cili është i gjatë 30 kilometra dhe kalon nëpër terren malor. "Behtel dhe Enka" po punojnë edhe në seksionet Gostivar - Tetovë dhe Prilep - Manastir, dhe pritet miratimi i trasesë për autostradën Strugë - Trebenishtë.
Shkup - Ministria e Financave i filloi takimet për ribalancin e buxhetit. Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska njofton se ribalanci do të përgatitet në pajtim me kornizën fiskale afatmesme dhe prioritetet strategjike të Qeverisë - financa publike të qëndrueshme, konsolidim fiskal, zhvillim infrastrukturor, tranzicion energjetik dhe standard më të mirë të jetës për qytetarët.
Shkup - Inkurajimi dhe kultivimi i cilësisë dhe diversitetit të shprehjeve krijuese në arte, mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i trashëgimisë kulturore, riformësimi i modeleve të qeverisjes dhe autonomisë institucionale si bazë për zhvillim, si dhe digjitalizimi dhe transformimi digjital - janë prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës për periudhën 2026 - 2030. Strategjia, mes tjerash, e definon kulturën si burim për përparim kreativ, social dhe ekonomik.
Shkup - Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin "Onkologjia", që po zhvillohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për shkak, siç thuhet pamundësisë së këshilltarit teknik të Prokurorisë për të marrë pjesë, për arsye të justifikuara - angazhime urgjente në punë. Seanca e radhës për rastin është caktuar për më 1 qershor. Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë - Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, i punësuar në Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë - Shkup, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm ndaj pacientëve.
Shkup - Askush nuk do të largohet nga puna; riorganizimi bashkëkohor dhe optimizimi i institucioneve kombëtare kulturore nënkupton bashkimin e disa institucioneve”, deklaroi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov, duke shpjeguar një segment të Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Kulturës 2026–2030, i cili ka të bëjë me autonominë në kulturë dhe riformësimin e parashikuar të rrjetit të institucioneve. Ka manifestime, tha Lutkov, që punojnë vetëm tre ditë në vit, ndërsa në planin e punësimit, sipas sistematizimit, për to parashihen nga 25 deri në 30 vende pune. Ai theksoi se është e rëndësishme që ato të mos “mbyllen”, por të vazhdojnë të funksionojnë brenda institucioneve të tjera, si departamente ose sektorë.
Shkup - Delegacioni i Armatës, i udhëhequr nga shefi i Shtatmadhorisë së Armatës gjeneral-major Sashko Lafçiski, nga sot deri më 13 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare te Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjatë vizitës, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, gjenerali Lafçiski, sipas agjendës, do të zhvillojë një takim zyrtar me nikoqirin e tij, shefin e Shtabit të Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral-nënkolonelin Arben Kingji. Në kuadër të vizitës është paraparë edhe takimi me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi.
Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup sot shqyrtoi në një seancë publike ankesën e Prokurorisë kundër lirimit nga akuza për Aleksandar Gjorçevskit, babait të Vanja Gjorçevskës së vrarë. Prokurori Darko Jakimovski vlerësoi se gjykata e shkallës së parë nuk i ka analizuar mjaftueshëm provat, që, sipas Prokurorisë, tregojnë për përfshirjen e tij në ngjarjet që i paraprinë rrëmbimit. Mbrojtja e Gjorçevskit, megjithatë, pohoi se nuk kishte prova që e lidhnin atë me krimet. Avokati Vlladimir Tufegçiq vlerësoi se Gjykata Themelore e vërtetoi saktë situatën faktike dhe përjashtoi mundësinë e fajësisë së tij.
Shkup - Me vendim për të mbajtur seancë kryesore, publike dhe me gojë, sot përfundoi seanca përgatitore në Gjykatën Themelore Penale kundër 13 nëpunësve policorë dhe shefave nga DPB Koçan dhe SPB Shtip, të cilët akuzohen për rrezikim të sigurisë së përgjithshme në lidhje me zjarrin në diskotekën "Puls". Në fillim të seancës u konstatua se njëra nga gjykatëset porote kishte lidhje familjare me bashkëshorten e njërit prej të akuzuarve. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Lidija Petrovska, me arsyetimin se ajo nuk ka komunikim intensiv me të akuzuarit.
Shkup - Prej sonte në mesnatë dizeli do të lirohet për 4 denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 lirohet për gjysmë denari për litër, vendosi sot KRRE. Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.78 për qind. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 89,5 denarë për litër, EUROSUPER BS - 98 do të shitet për 86,5, çmimi i EUROSUPER BS - 95 nuk ndryshon dhe mbetet 85 denarë për litër. Me vendimin e KRRE-s për 4,5 denarë lirohet edhe çmimi i shitjes së vajit për Djegie Ekstra i Lehtë (EL-1) dhe do të shitet 94 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazutit M-1 NS, përsëri, shtrejtohet pë 0,248 denarë dhe do të jetë 49,968 denarë për kilogram.
Shkup - Sot dhe nesër në orët e pasdites moti do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me reshje shiu intensive të rrëmbyeshme, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë mbi 60 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshërit, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot në Bruksel se Kosova po kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian. "Ky proces nënkupton që Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ne duam të kemi trajtim të barabartë dhe të drejtë nga BE-ja, tha Konjufca para fillimit të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit me kolegët nga Ballkani Perëndimor.
Podgoricë - Mali i Zi është në krye të Evropës për konsumin e antibiotikëve, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt dhe i parregullt i këtyre barnave e përshpejton zhvillimin e rezistencës antimikrobike dhe i bën infeksionet gjithnjë e më të vështira për t'u trajtuar - transmetoi MINA. Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik të Malit të Zi dhe SINMED, të dorëzuara në agjencinë MINA, tregojnë se konsumi mesatar i antibiotikëve në vend është 50-të për qind më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian.
Ankara - Tre shtetas turq, të cilët kanë qenë në anijen, në të cilin janë regjistruar raste të hantavirusit, sot do të kthehen në Turqi dhe do të vendosen në karabtinë, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social "Iks". "Do të kthehen në vend tre bashkëqytetarë tanë që kanë qëndruar në anijen ndërkombëtare dhe gjendje shëndetësore e të cilëve përcillet me vëmendje. Gjatë monitorimit, që po zbatohet në koordinim me organizatat relevante ndërkombëtare, kemi marrë informacione se tek qytetarët tanë nuk janë vërtetuar simptoma ose tregues për praninë e sëmundjes", theksohet në kumtesën e Ministrisë.
Ber - Numri i të burgosurve në burgjet zvicerane që nga 31 janari 2026 ishte 7.119 persona, numri më i lartë që kur janë mbajtur statistika, theksohet në raportin e Zyrës federale e statistikave (ZFS), të publikuar sot. Numri i lartë i të burgosurve ka çuar në një shkallë të mbushjes së burgjeve në nivel kombëtar prej 97 për qind, raportoi "Svis info".
Shkup - Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin "Onkologjia", që po zhvillohet në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për shkak, siç thuhet pamundësisë së këshilltarit teknik të Prokurorisë për të marrë pjesë, për arsye të justifikuara - angazhime urgjente në punë. Seanca e radhës për rastin është caktuar për më 1 qershor. Ish drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, dhe dy onkologë të tjerë - Simonida Cërvenkova dhe Dragan Jakimovski, i punësuar në Klinikën e Radiologjisë dhe Onkologjisë - Shkup, akuzohen për trajtim të pakujdesshëm ndaj pacientëve.
Bruksel - Sipas paralajmërimeve më të reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga hantavirusi për opinionin evropian është i ulët, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian. Ai shtoi se Komisioni punon në harmonizimin e përgjigjes evropiane të bazuar mbi njohuri shkencore. Zëdhënësi theksoi se dje janë realizuar katër fluturime përmes Mekanizmit evropian për mbrojtje civile, të ndërlidhiura me epideminë e anijes "Hondius".
Londër - Kryeministri Britanisë së Madhe, Kir Starmer sot deklaroi se do t'i qetësonte dyshuesit në lidhje me Partinë laburiste. Deklarata e tij erdhi pasi një duzinë deputetësh nga partia laburiste kërkuan dorëheqjen e tij për shkak të performancës së dobët të partisë në zgjedhjet lokale. Starmer theksoi se do të përballet me sfida të mëdha dhe do t'i rikthejë shpresën Britanisë aë Madhe, gjë që përfshin afrimin me Bashkimin Evropian dhe "vendosjen e Britanisë në zemër të Evropës".
Londër - Çmimet e naftës vazhduan me rritjen në fillim të javës, pasi dështuan bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së. Çmimi i një fuçie (159 litra) të naftës së papërpunuar "brent" të detit të Veriut për dorëzim në korrik u rrit me pak më shumë se katër për qind dhe arriti në 105.76 dollarë në tregtimin e hershëm të sotëm. Çmimet e naftës filluan të rriten në fund të javës së kaluar, pasi të enjten ranë në 96 dollarë për shkak të shpresave për një zgjidhje diplomatike të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Madrid - BE-ja duhet ta ndërtojë ushtrinë e saj që armiqtë si Rusia të mos jenë në tundim t’i shfrytëzojnë dyshimet nëse SHBA-ja do ta ndihmojë, deklaroi sot shefi i diplomacisë spanjolle, Hoze Manuel Albares. Albares për “Politiko” të Brukselit deklaroi se BE-ja nuk mundet “çdo mëngjes të zgjohet duke u pyetur cili do të jetë hapi i ardhshëm i SHBA-së”. “Qytetarët tanë meritojnë më mirë”, tha ministri spanjoll në një intervistë që dha në Madrid përpara takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.