• петок, 15 мај 2026
MIA Flesh

12:00/5 maj/2026

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, zhvilloi një takim me presidentin e Rumanisë, Nikushor Dan, njoftuan nga kabineti i saj. Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe përmes grupit "Miqtë e zgjerimit", duke theksuar se ky proces duhet të jetë i lidhur me kriteret e Kopenhagës dhe me respektimin e parimeve dhe vlerave evropiane të përcaktuara në aktet themeluese të Unionit. 

Shkup - Kryetar i Kuvendit, Afrim Gashi i uroi qytetarët maqedonas me rastin e 5 Majit - Ditës së gjuhës maqedonase, ku porositet se ajo paraqet një prej shtyllave mbi të cilat ndërtohet shteti ynë i përbashkët. "Bashkëqytetarë të nderuar maqedonas, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Gjuhës Maqedonase. Gjuha maqedonase përfaqëson njërën ndër shtyllat mbi të cilat ndërtohet shteti ynë i përbashkët. Përtej mundësisë së komunikimit, maqedonishtja është edhe mjeti i funksionimit institucional dhe komunikimit zyrtar në vendin tonë", thuhet në urimin e Gashit.

Shkup - Ambasadori britanik në vend Metju Loson e uroi Ditën e gjuhës maqedonase përmes një video-fjalimi në gjuhën maqedonase. "Tashmë jam në vitin e katërt të mandatit tim si ambasador britanik dhe, pavarësisht detyrimeve diplomatike që kam, çdo ditë kënaqem duke përdorur gjuhën maqedonase si mjet komunikimi me Qeverinë, institucionet, mediat, sektorin joqeveritar dhe miqtë që kam fituar në këtë vend të bukur", theksoi Loson në video-mesazhin e tij në gjuhën maqedonase në profilin e tij në Fejsbuk.

Shkup - Brenda afatit ligjor – 30 prill 2026, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) përfundoi gjenerimin e Deklaratave Vjetore Tatimore (TAP-DVT) për të ardhurat e realizuara në vitin 2025, me ç’rast janë gjeneruar gjithsej 862.896 deklarata tatimore, informojnë nga DAP-i. 

Shkup - Dezinsektim ajror në rajonin e qytetit të Shkupit, kundër larvave të mushkonjave, do të bëhet më 7 maj - e enjte, në orët e hershme të mëngjesit, njoftuan sot nga Departamenti për Marrëdhënie me Opinionin pranë Qytetit të Shkupit. Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, atëherë do të bëhet të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme, në të njëjtën kohë.

Gostivar - Shtëpia e shëndetit në Gostivar ka rritur kapacitetet e saja me 18 profesionistë të rinj të cilëve dje iu ndanë vendime pune. Sipas drejtorit Vullnet Ollomani, ky hap paraqet një avancim të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve të institucionit dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. “Me kënaqësi të madhe ndava 18 vendime pune në Shtëpinë e shëndetit në Gostivar. Shtëpia e shëndetit po fuqizohet me profesionistë të rinj, të cilët vlerësohen këtu, në vendin e tyre”, deklaroi Ollomani.

Prishtinë - Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së Gjykatës Administrative. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se fillimi i punës së Gjykatës Administrative pa dyshim që është një ditë e rëndësishme për sistemin tonë të drejtësisë, por rëndësia e saj e vërtetë do të ndihet jashtë këtyre ambienteve.

Sofje - Me thirrje për stabilitet, përgjegjësi dhe plan të qartë për menaxhim, presidentja bullgare, Ilijana Jotova i hapi konsultimet me forcat e përfaqësuara në Parlament, me ç'rast takimi i parë ishte me "Bullgarinë progresive". Në fjalim, ajo theksoi se pas zgjehdjeve vendi po hyn në një gjendje të re politike, në të cilën pritjet nga fituesit janë drejtpërdrejtë të lidhura me përgjegjësinë e ndërmarrë. Në konsultime morën pjesë kryetari i grupit parlamentar, Petar Vitanov, si dhe Anton Kutev, Galab Donev dhe Vllado Nikollov.

Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, e paralajmëroi SHBA-në kundër qasjejes ushtarake ndaj krizës me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit. "Projekti Liria është Projekt Qorrsokak”, shkroi Aragçi mëngjesin e sotëm në X, duke iu referuar iniciativës së presidentit amerikan Donald Tramp për zhbllokimin e rrugës ujore. "Ngjarjet në Ngushticën e Hormuzit tregojnë qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për një krizë politike", shtoi ai.

Pekin - Të paktën 26 persona e humbën jetën, ndërsa 61 u lënduan pas shpërthimit në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Hunan të Kinës, bëjnë të ditur agjencitë botërore dhe mediat lokale. Presidenti kinez Si Xhinping bëri thirrje për hetim të plotë të rastit. Shpërthimi ndodhi në qytetin Çangsha rreth orës 16:40 të pasdites së djeshme, raportuan mediat shtetërore kineze.

Hjuston - Pamjet më të reja satelitore të NASA-s tregojnë se kryeqyteti i Meksikës, Meksiko siti po fundoset, thonë shkencëtarët. Vlerësohet se qyteti me 20 milionë njerëz po fundoset rreth 15 centimetra në vit. Në kumtesën e mëparshme të Administratës Kombëtare Hapësinore-Aeronautike, citohet se lëvizjen e tokës në Qytetin e Meksikës e përcjell sateliti NISAR ("nasa-isro Radar i hapur sintetik / NASA-ISRO Synthetic Aperture Radar"), i lëshuar në korrik të vitit 2025. Sipas vëzhgimeve, kryeqyteti i Meksikës po fundoset për shkak të efekteve të ujërave nëntokësor dhe fundosjes së tokës. Fenomeni është rezultat i fundosjes, që plotësisht e rrezikon infrastrukturën e rrethinës të rrjetit rrugor dhe hekurudhor, si dhe krizën kronike me ujin në atë zonë.

Uashington - Forcat e armatosura amerikane kumtuan se mbrëmë kanë kr sulm të ri ndaj një objekti lundrues, i cili, sipas vlerësimeve të veta, ishte shfrytëzuar për tregti me drogë në Detin e Karaibeve, me ç'rast jetën e humbën dy persona. Fushata e administratës së presidentit Donald Tramp për sulme ndaj objekteve lundruese të dyshuara për ttregti me drogë në ujërat rreth Amerikës Latine filloi në fillim të shtatorit. Deri më tani janë vrarë së paku 188 persona. Edhe përkundër luftës me Iranin në javët e fundit, sulmet u intensifikuan, që, sipas disa analistëve të caktuar, treguan për atë se masat agresive të administratës për asgjësim të "narkoterrorizmit" në hemisferën perëndimore nuk dobësohen.

Остани поврзан