• петок, 15 мај 2026
MIA Flesh

12:00/11 maj/2026

Shkup - Lidhshmëria është pozicionim strategjik dhe qëllim i Qeverisë. Korridoret 8 dhe 10 janë strategjike për Maqedoninë si vend në shumë aspekte dhe për këtë arsye janë prioriteti ynë më i lartë - tha sot kryeministri Hristijan Mickoski gjatë inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e autostradës Gostivar - Bukojçan.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me delegacionin parlamentar të përbërë nga nënkryetarët e Kuvendit, Jovan Mitreski dhe Vesna Bendevska, koordinatorët e grupeve parlamentare Nikolla Micevski, Oliver Spasovski, Bekim Qoku, Rina Ajdari dhe Boban Karapejovski, kryetarin e Grupit të Punës për Kodin Etik, Mile Lefkov, si dhe sekretaren e përgjithshme Marina Dimovska, do të zhvillojnë vizitë pune në Bernë të Zvicrës, nga 11 deri më 14 maj 2026.

Shkup - Zgjerimi është imperativ si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot para fillimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas. Bëhet fjalë, potencoi shefi i diplomacisë, për atë që Ballkani Perëndimor të ndalojë të jetë “zonë gri” e Evropës dhe të krijojë grup të shteteve me rrugë të qartë dhe të besueshme drejtë anëtarësimit. 

Shkup - Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot në seancën publike pritet të shqyrtohet ankesat ndaj akgjykimit për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjeorgjevska dhe Pançe Zhezhovski. Rasti është në procedurën e shkallës së dytë, pas ankesave të paraqitura si nga mbrojtja ashtu edhe nga Prokuroria Themelore Publike, e cila ankohet për pjesën e aktvendimit lirues për babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, si dhe për veprën e dytë të të akuzuarve. 

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale sot fillon procesi gjyqësor kundër 13 nëpunësve policor dhe shefave nga DPB Koçan dhe SPB Shtip, të cilët akuzohen për rrezikim të sigurisë së përgjithshme lidhur me zjarrin në diskotekën “Puls”. Sipas pretendimeve në lëndën, më 16 mars të akuzuarit ishin kujdestarë, por njëkohësisht ishin edhe të angazhuar në diskotekë. Natën kritike kur shpërtheu zjarri, nëpunësit policorë as nuk e ndërprenë festën dhe as nuk parandaluan aktivizimin e piroteknikës.

Shkup - Uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, bëri të ditur sot Ndërmarrja publike "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup, sipas të dhënave nga raporti javor mbi cilësinë dhe sigurinë e tij, të marra nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.

Sarajevë – Kristijan Shmit dje konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga funksioni përfaqësues i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa kryetari i Lidhjes së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), partia në pushtet në Republikën Sërbska (RS), Millorad Dodik, i cili ishte në konflikt të vazhdueshëm me të, tha se dorëheqja e tij është konfirmim se RS është e pathyeshme. Diplomati gjerman do të japë dorëheqje pas gati pesë viteve në krye të Zyrës së përfaqësuesit të lartë. Ai për vendimin e tij e informoi Komitetin Drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (SIM), duke kërkuar ngritje të procedurës për zgjedhje të përfaqësuesit të ri të lartë deri kur ai do të mbetet në funksion, njoftoi TV N1 Sarajevë. 

Bruksel - Në Bruksel sot do të mbahet mbledhja e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-s, në të cilën një nga temat do të jetë përparimi i Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit evropian. Ministrat e vendeve-anëtare të BE-së do të zhvillojnë një drekë pune me homologët e tyre nga shtetet e rajonit. Tema kryesore do të jetë zbatimi i reformave dhe kërcënimet hibride, deklaroi shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, pas mbërritjes në takim. 

Bruksel – Komisionerja e BE-së për zgjerim Marta Kos, para seancës së sotme të ministrave të Punëve të Jashtme në Bruksel, theksoi se në Bashkimi Evropian ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Pres që të gjitha këto vende të qëndrojnë fort në rrugën drejt BE-së, deklaroi Kos.

Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politik të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas sot hodhi poshtë propozimin e presidentit rus Vladmir Putin, që ish kancelari gjerman Gerhard Shreder të përfaqësojë Evropën në negociatat e ardhshme me Moskën për çështjet e sigurisë. "Nëse i japim Rusisë të drejtën të emërojë një negociator në emrin tonë, e dini, kjo nuk do të ishte shumë e mençur", deklaroi Kallas.

Kiev - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, mbërriti në Kiev për bisedime mbi zgjerimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes me Ukrainën, njoftoi DPA. Vizita nuk ishte paralajmëruar paraprakisht për arsye sigurie.

Daka - Gjithsej 344 fëmijë kanë vdekur që nga fillimi i epidemisë së fruthit në Bangladesh në mars të këtij viti, ndërsa numri i rasteve vazhdon të rritet, kumtuan nënpunësit e shëndetësisë në vend, të cituar nga DPA. Prej 344 fëmijët e të cilës kanë vdekur që nga 15 marsi, 65 prej tyre kishin konfirmuar infeksionin e fruthit, ndërsa pjesa tjetër kishte simptoma.

Uashington/Pekin - Presidenti amerikan Donald Tramp në takimi e ardhshëm me presidentin Si Xhinping në Pekin, do të ngrejë çështjen e qasjes së Kinës ndaj Iranit, si dhe tema që lidhen me intelegjencën artificiale, tregtinë, energjetikën dhe metalet e rralla tokësore, raporton "Blumberg". Zyrtarë të lartë amerikanë të paidentifikuar për "Blumberg" thonë se takimi Tramp - Si i planifikuar për më 13 dhe 14 maj zhvillohet në një kohë tensionesh të shtuara mes dy vendeve për çështje tregtare dhe luftën amerikane me Iranin. 

Остани поврзан