12:00/21 janar/2026
Ohër- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në Ohër ka organizuar pritje tradicionale vjetore për përfaqësuesit e korit diplomatik, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë kulturore, ekonomike, sportive dhe shkencore, përveç asaj tradicionale. Sipas presidentes, diplomacia nuk është vetëm një sërë aktivitetesh protokollare, por një mekanizëm i dëshmuar civilizues që arrin të shemb njëkohësisht mure dhe të ndërtojë ura.
Shkup- Kanceri i mushkërive është 24 herë më i zakonshëm tek duhanpirësit e cigareve, ndërsa dyfish më pak, 12 herë më i zakonshëm tek duhanpirësit pasivë, përkatësisht viktimat e drejtpërdrejta të duhanpirësve aktivë, deklaroi për MIA-n Milan Risteski, onkolog klinik, të cilin e pyetëm për ligjin e paralajmëruar kundër pirjes së duhanit. "Sa e dëmshme është nikotina, e futur në organizëm në çfarëdo forme: e inhaluar, përmes cigares apo llullës, e përtypur, apo e aplikuar transdermalisht në lëkurë? Për fat të mirë, në publik pothuajse nuk ka më figura legjitime që do të niseshin të mbronin në mënyrë të çmendur një tezë të pambrojtshme, madje edhe duhanpirësit më të zjarrtë tashmë nuk guxojnë as të vendosen në mbrojtje të ndonjë përfitimi nga futja e nikotinës, veçanërisht përmes pirjes së cigareve. Benzo[a]pireni, dhe për fat të keq edhe rreth 70 substanca të tjera drejtpërdrejt kancerogjene, si dhe rreth 5.000 substanca të tjera të dëmshme, janë pjesë përbërëse e asaj që inhalojnë duhanpirësit e cigareve dhe purove, por edhe viktimat e tyre – duhanpirësit pasivë", shtoi ai.
Shkup - Nuk ka më funksione të përjetshme dhe të paprekshme, bordet drejtuese reduktohen në tre anëtarë, ndërsa statusi i ushtruesit të detyrës bëhet përjashtim strikt kohor dhe ligjërisht i kufizuar, tha sot ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, duke prezantuar Propozim- ligjin për drejtuesit e lartë të Organeve dhe fondeve të administratës shtetërore.
Shkup- Ministria e Transformimit Digjital (MTD) informon publikun se ndryshimet në Ligjin për komunikime elektronike (LKE) kanë hyrë në procedurë qeveritare dhe të njëjtat janë publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik (ENER). Me këto ndryshime, Maqedonia përmbush detyrimet e saja ligjore për t'u përafruar me standardet evropiane në sferën e roamingut, me një qëllim të qartë - më shumë mbrojtje, transparencë më të madhe dhe kosto më të ulëta dhe të parashikueshme për qytetarët kur përdorin shërbimet celulare gjatë roamingut në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Shkup- Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa, por për shkak të të reshurave të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi Ministria e Transportit. Siç njoftojnë ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë", ata janë plotësosht të ekipuar, është vënë në dispozicion mekanizmi i nevojshëm dhe fuqia punëtore dhe në vazhdimësi në terren po bëhet pastrimi i borës. Në bashkëpunim me NP për rrugë shtetërore dhe Ministria e Transportit, bëhen aktivitete të koordinuara me qëllim që të sigurohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i komunikacionit.
Shkup- Të përballur me kushtet dimërore dhe reshjet e borës, Qyteti i Shkupit me kohë dhe përgjegjësi i ndërmori të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zhvillimit të sigurt dhe pandërprerë të komunikacionit. Ekipet e Qytetit të Shkupit qysh në orët e hershme të mëngjesit janë vazhdimisht në terren dhe punojnë në mënyrë intensive në pastrimin e rrugëve dhe bulevardeve nën kompetencë të qytetit, me aktivitet dhe koordinim 24-orësh të shtabit të krizës, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Shkup- Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta.
Shkup – Sot në mëngjes në Kodër të Diellit ka më së shumti borë, 34 centimetra, ndërsa më ftohtë, -7 gradë, është në Kodër të Diellit dhe në Berovë, njoftoi DPHM. Deri në orën 08:30 – 6 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -5 në Kriva Pallankë, -4 në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Tetovë, -3 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Prilep, Kumanovë dhe Veles, -2 në Manastir, Ohër, Kavadar, Vinicë, Pretor dhe Gjevgjeli, si dhe -1 gradë në Demir Kapi.
Athinë- Moti i ligë që që nga mëngjesi i sotëm ka përfshirë gjithë Greqinë me reshje të dendura shiu dhe bubullima, reshje dëbore edhe në zona me lartësi të ulët mbidetare edhe erë të fortë, ka rezultuar me mbylljen e shkollave në disa pjesë të vendit, vendosjen e masave mbrojtëse për të punësuarit, dërgimin e mesazheve paralajmëruese për qytetarët, ndërsa në tre portet e Athinës është vendosur ndalesë për lundrim, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Strasburg– Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet e saj drejt pavarësisë për t'u mbrojtur në një botë që ndryshon me shpejtësi, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen. "Jemi në një udhëkryq. Evropa preferon dialog dhe zgjidhje, por ne jemi plotësisht të përgatitur të veprojmë, nëse është e nevojshme, me unitet, urgjencë dhe vendosmëri", tha Fon der Lajen në fjalimin para Parlamentit Evropian.