• петок, 11 октомври 2024

Mekgark: SHBA-ja beson se lideri i Hamasit Sinvar është gjallë dhe fshihet në një tunel në Gazë

Mekgark: SHBA-ja beson se lideri i Hamasit Sinvar është gjallë dhe fshihet në një tunel në Gazë

 Uashington, 10 tetor 2024 (MIA) - SHBA-ja beson se lideri i Hamasit, Jahja Sinvar është gjallë dhe ndoshta fshihet në një tunel nëntokësor në Rripin e Gazës me pengje aty pranë, deklaroi Bred Mekgark, këshilltari special i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

 "Jahja Sinvar mbetet vendimmarrësi. Besojmë se është gjallë dhe në një tunel nën Gazë, ndoshta me pengje pranë tij, tha Mekharg gjatë një bisede me rabinët amerikanë, raporton Shtëpia e Bardhë.

 Deklarata e Mekgarkut është informacioni më i detajuar mbi statusin e Sinvarit nga një zyrtar i lartë amerikan në javët e fundit.

 Në ditët e fundit, Sinvari,  thuhet se ka rivendosur kontaktet me zyrtarët e Hamasit jashtë Gazës pas më shumë se një muaji pa kurrfarë kontaktesh.

 Uollstrit xhurnal paraprakisht raportoi të mërkurën se Sinvari urdhëroi komandantët e Bregut Perëndimor të rifillonin sulmet vetëvrasëse në Izrael menjëherë pasi ai zëvendësoi Ismail Hanije në krye  të Byrosë politike të organizatës terroriste pas vrasjes së tij në Teheran.

 Foto: IDF

 

Остани поврзан