• петок, 11 октомври 2024

Të paktën 10 viktima nga uragani Milton në Florida

Të paktën 10 viktima nga uragani Milton në Florida

Uashington, 10 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 10 persona kanë humbur jetën nga uragani Milton i cili goditi shtetin jugor të Floridës në SHBA, deklaroi sot një zyrtar i lartë i qeverisë.

“Kemi raporte se të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e uraganit Milton”, tha Sekretari për siguri të brendshme, Alehandro Majorkas.

Uragani Milton sot përfshiu Oqeanin Atlantik duke goditur në mënyrë shkatërruese shtetin amerikan të Floridës, derisa shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 3.4 milionë konsumatorë si dhe shkaktoi njëqind e pesëdhjetë tornado, bëjnë të ditura mediat amerikane. 

Тагови

Остани поврзан