• сабота, 12 октомври 2024

Takim Zelenski - Papa Françesku

Takim Zelenski - Papa Françesku

 Vatikan, 11 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot ka takuar në Vatikan kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun.

 Takimi i tyre i mëparshëm ishte në margjinat e Samitit të G7, i cili u mbajt këtë verë në Italinë jugore.

 Zelenski mbrëmë në Romë është takuar me kryeministren italiane Xhorxha Meloni, ndërsa pas takimit me Papa Françeskun do të udhëtojë për në Berlin, ku janë paraparë takime me kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe presidentin Frank-Valter Shtajmjer.

 Autoritetet ukrainase në mars u zemëruan me Papa Françeskun, pasi ai propozoi se kishin guximin e një "flamuri të bardhë" dhe të negociojnë për fund të luftës me Rusinë. Atëherë Zelenski i hodhi poshtë deklaratat e Papës si "ndërmjetësim virtual" nga distanca.

 Papa Françesku atëherë gjithashtu,  i kritikoi planet e deputetëve ukrainas për të ndaluar aktivitetet e një dege të Kishës Ortodokse të lidhur me Rusinë. Ukraina pretendon se dega përhap propagandë pro-ruse dhe strehon spiunë.

 Foto: Iks

 

Остани поврзан