• петок, 11 октомври 2024

Lavrovi i dënoi aksionet "destruktive" të SHBA-së në Azinë Juglindore

Lavrovi i dënoi aksionet

 Hanoi, 11 tetor 2024 (MIA) - Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrovi i dënoi aksionet "destruktive" të SHBA-së në Azinë Juglindore.

 "Natyra destruktive e aksioneve amerikane në këtë pjesë të botës është e dukshme", deklaroi Lavrovi pas Samitit të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Vietnam.

Ai i akuzoi SHBA-në dhe aleatët se e kanë penguar miratimin e deklaratës përfundimtare të Samitit duke u përpjekur të politizojnë dokumentin. 

 "Rusia gjithmonë i mbështet përpjekjet e vendeve të ASEAN-it për ruajtjen e paqes. Perëndimi dëshiron që ky partneritet të drejtohet mbi të gjitha kundër interesave të Rusisë dhe Kinës", theksoi Lavrovi.

 Ai, e kritikoi idenë e krijimit të një aleance ushtarake rajonale të modeluar sipas NATO-s, me mbështetjen e Japonisë.

 "Idetë e krijimit të blloqeve ushtarake gjithmonë mbartin rrezik të konfrontimeve... Sa i përket Japonisë, ne jemi seriozisht të shqetësuar për militarizimin e këtij vendi", theksoi Lavrovi, duke shtuar se "presioni amerikan që Japonia të ndjekë këtë drejtim është i dukshëm".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан