• петок, 11 октомври 2024

Micotakis dhe Fon der Lajen biseduan për migrimin dhe konkurrueshmërinë e BE-së

Micotakis dhe Fon der Lajen biseduan për migrimin dhe konkurrueshmërinë e BE-së

Athinë, 11 tetor 2024 (MIA) – Migrimi dhe konkurrueshmëria kanë qenë në fokus të takimit të kryeministrit grek Kiriakos Micotakis me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pak para fillimit të Samitit MED9 në Qipro, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Qyteti qipriot Pafos sot është nikoqire e liderëve të nëntë shteteve mesdhetare të BE-së, të cilat janë pjesë e grupit MED9, ndërsa në takim do të marrin pjesë edhe kryetarja e KE-së dhe mbreti i Jordanisë.

Siç informojnë nga kabineti i kryeministrit grek, Micotakis dhe Fon der Lajen gjatë takimit të tyre kanë diskutuar për “prioritetet e ciklit të ri institucional evropian, me theks në çështjet e migrimit dhe konkurrencës së BE-së të cilat janë në agjendën e Samitit të ardhshëm të Këshillit Evropian”.

Përveç Qipros e cila kryeson këtë vit, në grupin MED9 janë edhe Franca, Greqia, Spanja, Italia, Kroacia, Malta, Portugalia dhe Sllovenia.

Foto: Zyra e kryeministrit grek

 

Остани поврзан