• петок, 11 октомври 2024

Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Osmani priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash

Prishtinë, 10 tetor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash.

Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutash në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet”, thuhet në kumtesën e kabinetit të Osmanit.

Më tej, presidentja rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutash për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme. 

 

Тагови

Остани поврзан