• петок, 11 октомври 2024

Presidentja Osmani priti zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Kasanof

Presidentja Osmani priti zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Kasanof

Prishtinë, 10 tetor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendësndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Aleksander Kasanof.

Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t`i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e  dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit, kërkesë kjo që ka vite që është përcjellë nga presidentja Osmani”, thuhet në kumtesë.

Në këtë kontekst, Osmani nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke potencuar se një Kosovë e integruar në Aleancën Veriatlantike forcon sigurinë e vendit, por kontribuon edhe në stabilitetin e rajonit.

Në takimin me Kasanof, Osmani diskutoi edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.

Остани поврзан