• сабота, 12 октомври 2024

Në sulmet ajrore izraelite ndaj Bejrutit humbën jetën 22 persona

Në sulmet ajrore izraelite ndaj Bejrutit humbën jetën 22 persona

 Bejrut, 11 tetor 2024 (MIA) - Numri i të vdekurve në dy sulmet ajrore të djeshme izraelite në Bejrut është rritur në 22, ndërsa 117 persona janë plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit.

 Aviacioni izraelit po sulmon për herë të tretë në njëzet ditë periferitë jugore të Bejrutit, ku ndodhet bastioni i Hezbollahut.

 Ky është sulmi më vdekjeprurës që kur Izraeli filloi sulmet e tij ndaj lëvizjes pro-iraniane të Hezbollahut të Libanit më 23 shtator. Që atëherë në sulmet e armatës izraelite (IDF) në të gjithë Libanin janlë vrarë më shumë se 1.200 njerëz, ndërsa një milion janë detzruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

 Një sulm ishte në zonën Ras al-Naba. ndëesa tjetri në rrethin Burxh Abi Haidar. Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu se një ndërtesë u shkatërrua gjatë një prej sulmeve izraelite në Bejrut.

 Sipas burimeve të sigurisë libaneze anonime, objektivi i sulmeve të mbrëmshme izraelite ishte Vafik Safa, i cili kryeson njësinë e lidhjes dhe koordinimit të Hezbollahut përgjegjës për bashkëpunimin me agjencitë libaneze të sigurisë. Safa i mbijetoi sulmit.

 Përpjekja për të eliminuar Safan do të thotë se IDF ka zgjeruar objektivat e saj, duke u fokusuar më parë në komandantët ushtarakë dhe udhëheqësit e lartë të Hezbollahut.

 Izraeli sëriswh po i intensifikon operacionet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës. Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha dje se në sulmin në shkollën Rafidah në Deir el-Balah në qendër të Rripit të Gazës, ku janë strehuar familjet e zhvendosura, kanë humbur jetën 28 persona, ndërsa 54 janë plagosur. 

Armata izraelite pretendon se po përdor "sulme ajrore precize kundër terroristëve që operojnë në ndërtesa të përdorura më parë si shkolla". 

 Foto: EPA

 

Остани поврзан