Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës mesatarisht me vranësira të konsiderueshme
- Në mëngjes mot i ftohtë, gjatë ditës mesatarisht me vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe kah fundi i ditës kryesisht në rajonet malore perëndimore dhe lindore do të ketë reshje të përkohshme lokale të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
![Mëngjes i ftohtë, gjatë ditës mesatarisht me vranësira të konsiderueshme](https://mia.mk/images/20250212072023_big_730x400_25.webp )
Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) - Në mëngjes mot i ftohtë, gjatë ditës mesatarisht me vranësira të konsiderueshme. Pasdite dhe kah fundi i ditës kryesisht në rajonet malore perëndimore dhe lindore do të ketë reshje të përkohshme lokale të borës. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -8 deri në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 3 deri në 8 gradë.
Në Shkup, mëngjesi do të jetë i ftohtë, gjatë ditës me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në -5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.
Siç informon DPHM, nesër kryesisht në rajonet malore do të ketë borë lokale të përkohshme, ndërsa në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe veriore do të bie shi dhe borë e përkohshme. Në dy ditët në vijim, moti do të jetë stabil dhe i thatë, me reshje lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore reshje të borës sërish priten të dielën.
Foto: Arkivi i MIA-s