• петок, 11 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Le Pen dënohet me katër vjet burg dhe pesë vite ndalesë për kryerje të funksioneve publike për shkak të përvetësim të fondeve evropiane

Le Pen dënohet me katër vjet burg dhe pesë vite ndalesë për kryerje të funksioneve publike për shkak të përvetësim të fondeve evropiane

Paris, 31 mars 2025 (MIA) - Liderja e ekstremit të djathtë francez, Marin Le Pen është dënuar sot me katër vite burg, dy prej të cilave do të pezullohen. Asaj i është ndaluar edhe mbajtja e funksioneve  publike për pesë vjet dhe duhet të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Le Pen është shpallur fajtore për përvetësim të fondeve evropiane dhe vendimi do ta pengojë atë të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

Ajo u largua nga salla e gjyqit derisa kryegjyqtarja lexoi dënimin e saj dhe refuzoi të jepte një deklaratë.

Më herët sot, Le Pen u shpall fajtore për përdorimin e paligjshëm të parave të Parlamentit Evropian për të paguar anëtarët e partisë.

Përveç Le Pen, u shpallën fajtorë edhe tetë anëtarë të tjerë aktualë dhe ish-anëtar të PN, të cilët, ashtu si ajo, më parë ishin deputetë të Parlamentit Evropian.

Me 18 muaj burg u dënua edhe nënkryetari i PN-së, Luis Alio, gjashtë prej të cilave ishin efektive. Edhe tij i është shqiptuar ndalesë për tre vjet për ushtrim të funksioneve publike. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан