• четврток, 15 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lirohen 59 studentë, të cilët protestuan në Stamboll

Lirohen 59 studentë, të cilët protestuan në Stamboll

Ankara, 11 prill 2025 (MIA) - Gjykata e Stambollit ka lëshuar urdhër për lirimin e 59 studentëve, të cilët kanë protestuar në Stamboll javët e fundit për arrestimin e kryebashkiakut të ndërruar,  Ekrem Imamoglu.

Gjykata thekson se studentët janë lënë të lirë pasi "nuk ka inçizime të mjaftueshme, të cilët tregojnë se të dyshuarit kanë shkelur ligjin".

Gjykata në Stambollit dje liroi 102 nga protestuesit e arrestuar, ndërsa 25 të tjerëve u është ndërprerë arresti shtëpiak.

Paradokohe, kryeprokurori i Stambollit kërkoi dënime me burg deri tri vjet për më shumë se 100 nga protestuesit e arrestuar për shkelje të ndalesës së tubimeve.

Protestat masive në Stamboll u nxitën nga arrestimi i Imamoglut më 19 mars, ndërsa demonstratat rezultuan me përleshje midis policisë dhe protestuesve. Ndërkohë, në Stamboll, Ankara dhe Izmir u vendos ndalesa për tubime dhe demostrata, gjë që nuk i ka penguar njerëzit të dalin në rrugë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан