Takim i presidentes së Kosovës, Osmani me presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Antalia, u takua me presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio.

Prishtinë, 11 prill 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Antalia, u takua me presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio.
"Në Antalia, pata kënaqësinë të takohem me presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio", ka shkruar Osmani në profilin e saj në Fejsbuk.
Siç njoftuan nga Kabineti i presidentes, ata kanë diskutuar për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.
"Gjithashtu, diskutuam edhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Shkëmbyem po ashtu ftesat për vizita respektive në vendet tona, për t'i forcuar më tej lidhjet tona miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi", publikoi Osmani. ls/