• сабота, 10 јануари 2026

Netanjahu pohon se Izraeli e ka vrarë Mohamed Sinvarin, liderin e përfolur të Hamasit

Netanjahu pohon se Izraeli e ka vrarë Mohamed Sinvarin, liderin e përfolur të Hamasit

Tel-Aviv, 28 maj 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu sot deklaroi se Izraeli e ka vrarë Mohamed Sinvar, i cili konsiderohet lider i lëvizjes islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

"I dëbuam terroristët nga territori ynë, hymë me dhunë në Rripin e Gazës, eliminuam dhjetëra mijë terroristë dhe e eliminuam Mohamed Sinvar", tha Netanjahu gjatë mbledhjes së Parlamentit.

Armata izraelite kumtoi se më 13 maj e ka goditur "qendrën komanduese dhe kontrolluese të Hamasit të vendosur në një objekt nëntokësor, nën Spitalin evropian në Kan Junis", në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Sipas mediumeve izraelite, cak i atij sulmi ishte Mohamed Sinvar, vëllau i Jahja Sinvarit, ish-lider i Hamasit, i cili ishte vrarë nga armata izraelite në tetor të vitit 2024 në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës. Jahja Sinvar konsiderohet arkitekti kryesor i sulmit ndaj Izraelit të 7 tetorit 2023 nga ana e Hamasit, me të cilin filloi lufta në Gazë. ab/

fotо ЕPА

Остани поврзан