Në Shën Petersburg takim Vitkof - Dmitriev
- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Afërt, u takua sot me kryenegociatorin e Kremlinit për çështje ekonomike, Kirill Dmitriev, në Shën Petersburg.

Moskë, 11 prill 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Afërt, u takua sot me kryenegociatorin e Kremlinit për çështje ekonomike, Kirill Dmitriev, në Shën Petersburg.
Dmitriev në fillim të muajit qëndroi në Uashington, përkatësisht e udhëheqi delegacionin rus në SHBA.
Është parashikuar që Vitkoft të takohet edhe me presidentin Vladimir Putin dhe Kolegjiumin detar të Federatës Ruse, Nikolaj Patrushev.
“Të dy do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen ukrainase dhe takimi do të jetë një mundësi e mirë që Vitkoft, t’ia përcjellë Putinit qëndrimin e presidentit amerikan Donald Tramp”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke saktësuar se takimi mes të dyve do të zgjasë aq sa i duhet Putinit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s