• петок, 09 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Përsëri rritje e çmimit të arit

Përsëri rritje e çmimit të arit

Uashington, 11 prill 2025 (MIA)  - Çmimi i arit sot për herë të parë në bursat botërore tejkaloi 3200 dollarë, teksa investitorët kërkojnë një strehë të sigurt për kapitalin në kushte të rënies së dollarit dhe frikës se lufta tregtare midis SHBA0sl dhe Kinës mund të kërcënojë ekonominë globale.

Në bursë, një ons ari sot pasdite kushtoi 3223,36 dollarë, që është 1,56 dollarë më shtrenjtë se dje. Që nga fillimi i javës, çmimi i arit është rritur për rreth gjashtë për qind.

Në bursën amerikane, fjuçersat e arit tregtoheshin me një çmim që ishte 2.14 për qind më i lartë, me pothuajse 3,228 dollarë për ons.

Ndërsa një ons argjendi këtë pasdite po tregtohej për 31,68 dollarë, që është për 1,56 për qind më shumë se dje. Çmimi i paladiumit u rrit për 1,6 për qind në 923.18 dollarë, ndërsa platini u tregtua për 0,17 për qind më i lartë në 939.62 dollarë.

Çmimi i arit u rrit me më shumë se 28 për qind vitin e kaluar dhe ka shënuar një rritje prej gati 21 për qind që nga fillimi i vitit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан