• петок, 30 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

UNICEF: Mijëra fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në pjeësn lindore të RD Kongo

UNICEF: Mijëra fëmijë janë viktima të dhunës seksuale në pjeësn lindore të RD Kongo

Gjenevë, 11 prill 2025 (MIA) - Fondi ndërkombëtar për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara për gjendje emergjente (UNICEF) kumtoi se në dy muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 10.000 raste të përdhunimit dhe formave tjera të dhunës seksuale në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos, ndërsa një e treta e viktimave ishin fëmijë.

Zëdhënësi i UNICEF-it, Xhejms Elder, në konferencë për shtyp në Gjenevë deklaroi se përdhunimi dhe forma të tjera të dhunës seksuale po përdoren si armë në luftë. Raste të ngjashme ndodhin mesatarisht çdo 30 minuta, ndërsa mes viktimave ka dhe fëmijë të vegjël.

"Ne nuk po flasim për raste të izoluara, ne flasim për sistematikë... Kjo është armë, një taktikë e qëllimshme terrori", potencoi Elder.

Grupi kryengritësve M23 në fillim të vitit nisi një ofensivë në pjeësn lindore të RD Kongo, në të cilën u vanë mijëra persona, duke përfshirë dhe fëmijë, ndërsa qindra mijëra njerëz janë detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан