• понеделник, 19 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Hiper: BE-ja i përkrah përpjekjet e Ukrainës për arritjen e paqes

Hiper: BE-ja i përkrah përpjekjet e Ukrainës për arritjen e paqes

Bruksel, 11 prill 2025 (MIA) - BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ukrainase dhe i përkrah në negociatat vijuese për arritjen e paqes, pasi askush nuk e don paqen më shumë se Ukraina dhe Bashkimi Evropian, i cili është "projekt për paqe", deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper.

"Por, Rusia edhe më tej tenton ta shtypë Ukrainën dhe për këtë shkak e shihni se të gjitha vendet në fqinjësi të Rusisë ikin dhe duan dëshpërimisht të anëtarësohen në BE dhe ne i mirëpresim me krahë të hapur", tha Hiper në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse dikush nga BE-ja, e cila e quan veten projekt për paqe, përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas ose kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen kanë ndonjë kontakt me kolegë të tyre rusë për arritje e marrëveshjes paqesore.

Hiper shtoi se BE-ja është e përkushtuar të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për të siguruar që Ukraina të mbetet e fuqishme, pikërisht për t'uarritur paqja. Nga ana tjetër, sipas saj, kur bëhet fjalë për presidentin rus, Vlladimir Putin, nuk mund të gjykohet në bazë të asaj që ai thotë, por mjaftë është vetëm të shikohen sulmet e përditshme me raketa ruse ndaj civilëve të pafajshëm, bombardimet dhe masakrat.

"Për këtë shkak është me rëndësi tani kur i kemi këto negociata, t'i përkrahim me të gjitha përpjekjet që të sigurojmë Ukraina të mbetet në pozitë të fuqisë. Për këtë shkak e bëjmë atë dhe për këtë shkak i kemi edhe të gjitha 16 paketat e sanksioneve kundër Rusisë dhe për këtë shkak punojmë në të 17-tin, që të tregojmë se nuk e pranojmë marrëdhënien e tillë dhe po ashtu t'i mundësojmë Ukrainës të arrijë paqe të përhershme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse", shtoi Hiper.,

Në pyetjen e përsëritur nëse përfaqësues të BE-së kanë kontakte me kolegë rusë, Hiper deklaroi se kjo është e tëra që mund të thuhet në këtë temë dhe nëse ka diçka të re, do të informojë në mënyrë shtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан