• недела, 11 јануари 2026

Epokë e re në marrëdhëniet Britani e Madhe - BE

Epokë e re në marrëdhëniet Britani e Madhe - BE

Shkup, 19 maj 2025 (MIA) – Pesë vjet pas Bregzitit, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian i rinovojnë marrëdhëniet. Në Samitin e sotëm në Londër janë arritur tri marrëveshje – për fuqizim të bashkëpunimit në mbrojtje, për lehtësimin e tregtisë me ushqim dhe lehtësim të tregtisë me ushqim dhe kontrollet kufitare. 

Marrëveshja për partneritet për siguri dhe mbrojtje parasheh fuqizim të bashkëpunimit dhe ka mundësi t’i mundësojë industrisë ushtarake britanike të marrë pjesë në programin e përbashkët për huamarrje nga BE-ja për blerje të armëve në vlerë prej 150 miliardë euro, për të cilën ende negociojnë vendet – anëtare të BE-së. 

Marrëveshja është e rëndësishme për shkak të luftës të cilën Rusia e filloi në Ukrainë dhe rrezikun që SHBA-ja të tërhiqet nga mbrojtja e Evropës. 

Marrëveshja e dytë është për uljen e kontrolleve ndaj ushqimit dhe produkteve bujqësore, me çka kompanive britanike do tu mundësohet ta shmangin tatimin e BE-së për karbonin e çliruar. 

Sipas Londrës këto masa duhet të sjellin gati nëntë miliardë funte ekonomisë britanike deri në vitin 2040. 

Marrëveshja e tretë ka të bëjë me vazhdimin e 12 vjetëve të lejes që anijet e peshkimit të BE-së të mund të peshkojnë në ujërat britanike. 

Në Samitin e sotëm në Londër morën pjesë kryeministri britanik Kir Starmer, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta. 

Starmeri vlerësoi se marrëveshjet me BE-në do ta ulin burokracinë dhe do ta nxisin ekonominë e Britanisë së Madhe.  

“Është koha të shohim përpara. T’i lëmë mënjanë debatet e vjetra dhe betejat politike dhe të gjejmë zgjidhje të mençura, praktike të cilat janë më të mira për popullin britanik”, theksoi Starmeri pas Samitit të parë Britani e Madhe – BE që u mbajt në Londër. 

Britania e Madhe pas Bregzitit shënoi rënie të eksportit në BE prej 21 për qind. 

“Ky është Samiti i parë në mes të Britanisë së Madhe dhe BE-së. Shënon epokë të re në marrëdhëniet e tona dhe të gjithë kemi përfitime”, potencoi Starmeri.

Përderisa për Lajenin me marrëveshjet e arritura ndërmjet Brukselit dhe Londrës dërgohet porosi se vendet në Evropë mbështetin dhe ndihmojnë njëri -tjetrin. 

Porosia të cilën ia dërgojmë botës sot është se në kohë të paqëndrueshmërisë globale dhe kur kontinenti ynë përballet me kërcënimin më të madh me gjenerata, ne në Evropë mbështesim dhe ndihmojmë njëri – tjetrin, bëri të ditur Lajen. fc/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан