Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate në Republikën Domenikane është rritur në 221
- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit të natës "Xhet Set" në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, është rritur në të paktën 221, kumtuan sot autoritetet, ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.

Santo Domingo, 11 prill 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit të natës "Xhet Set" në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo, është rritur në të paktën 221, kumtuan sot autoritetet, ndërsa kërkimet për të zhdukurit vazhdojnë.
Ekipet e shpëtimit nxorrën nga rrënojat rreth 200 të mbijetuar. Aksidenti ka ndodhur më 8 prill.
Në mesin e viktimave është edhe guvernatorja e provincës veriperëndimore Monte Kristi, Nelsi Kruz, si dhe motra e pjesëmarrësit të ekipit ol-star të MLB-së, yllit të bejbollit, Nellson Kruz.
Drejtori i Qendrës për situata të jashtëzakonshme, Huan Manuel Mendez, tha se shërbimet e shpëtimit kanë kontrolluar pothuajse plotësisht vendin e aksidentit dhe se ka mbetur vetëm një pjesë e vogël e klubit për t'u kontrolluar. ls/
Foto: EPA