Shumë të buta me ngjyrë dukati
Përbërësit:
450 gram kungull i qëruar (i pjekur)
250 ml qumësht
450 gram miell
20 gram maja
2 lugë sheqer
një majë kripe
50 gram rrush të thatë
sheqer pluhur për spërkatje
kanellë
Përgatitja:
Shtypni majanë e bukës me sheqerin dhe një lugë miell në pak qumësht dhe lëreni të fryhet. Vendosni miellin në një enë dhe shtoni majanë, pjesën tjetër të qumështit, sheqerin, pak kripë, kungullin dhe rrushin e thatë. Përzijni brumin me mikser, duke e rrahur pak që të bëjë flluska. Lëreni brumin të qëndrojë për të paktën 1 orë. Skuqini në vaj të nxehtë. Vendosni në letër kuzhine që të thithë yndyrën e tepërt, spërkatini me sheqer pluhur dhe kanellë nëse dëshironi.
Foto: Freepik