Krem supë me kërpudha e bërë në shtëpi
Kremoze, aromatike, shumë e shijshme...
Përbërësit:
500 gram kërpudha të përziera
1 qepë e kuqe
2 thelpinj hudhër
1 karotë
200 ml verë e bardhë
250 ml qumësht ose ajkë për gatim
vaj ose gjalpë
perime, kripë, piper, majdanoz, trumzë sipas dëshirës
Përgatitja:
Pastroni kërpudhat dhe pritini. Qëroni qepën e kuqe dhe karrotën, pritini imët dhe skuqini lehtë në vaj të nxehtë derisa qepa të marrë ngjyrë të artë. Shtoni hudhrën e pastruar dhe të grirë së bashku me kërpudhat dhe skuqini në zjarr të ngadaltë, duke shtuar ujë. Shtoni ujë te kërpudhat nëse është e nevojshme, shtoni verën, erëzat dhe gatuani në zjarr të ngadaltë, duke i përzier derisa supa të ziejë pak dhe kërpudhat të jenë të buta. Shtoni ajkën ose qumësht dhe gatuajini derisa supa të trashet. Trashësia mund të arrihet edhe duke shtuar pak miell të përzier me ujë.
Servimi:
Shërbejeni të ngrohtë, me bukë të pjekur krokante....
Foto: Freepik