Ëmbëlsirë dimërore shumë lëngshme dhe aromatike, e thjeshtë në pamje dhe përgatitje, por e veçantë në shije.
Përbërësit:
2 portokalle
4 vezë
1 filxhan vaj
2 filxhanë sheqer
2 filxhanë miell
1 pluhur pjekjeje
Përgatitja:
Portokajtë (me lëvore) duhet të grimcohen imët ose të vendosen në blender. Ndani të verdhat nga të bardhat. Përzini të bardhat derisa të bëhen të forta dhe kombinoni përbërësit e mbetur në një enë të veçantë sipas renditjes së mëposhtme: të verdhat e vezëve, sheqer, vaj, portokallë dhe së fundmi miell me pluhur pjekjeje. Duke përdorur rrahëse teli, përzieni butësisht të bardhat e vezëve me përzierjen e të verdhëve të vezëve. Lyejeni mirë formën për pjekjen e kekut me vaj dhe spërkateni me miell. Pastaj derdhni përbërjen në mënyrë të barabartë në formë. Keku i pjekur duhet të lihet të ftohet pak dhe me kujdes të kthehet për ta hequr nga forma në një tepsi servirjeje.
Servirja:
Hidhni sipër sheqer pluhur, por mund të hidhet edhe çokollatë e shkrirë. Shijojeni!!!
Foto: Freepik