Fitore e dytë e Shkëndijës në UEFA Ligën e Konferencës
- Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës arritën fitoren e dytë në grupin e UEFA Ligës së Konferencës, pasi mposhtën sonte Sllovan Bratisllavën me rezultatin 2:0. Me këtë triumf, Shkëndija u ngjit në tabelë me shtatë pikë, por për renditjen e xhiros së 5-të do të dihet pas ndeshjeve që fillojnë në orën 21:00.
Shkup, 11 dhjetor 2025 (MIA) - Futbollistët e Shkëndijës së Tetovës arritën fitoren e dytë në grupin e UEFA Ligës së Konferencës, pasi mposhtën sonte Sllovan Bratisllavën me rezultatin 2:0. Me këtë triumf, Shkëndija u ngjit në tabelë me shtatë pikë, por për renditjen e xhiros së 5-të do të dihet pas ndeshjeve që fillojnë në orën 21:00.
Shkëndija kaloi në epërsi pasi Kenan Bajriq shënoi autogol në minutën e 33-të, ndërsa rezultati përfundimtar 2:0 u vendos në minutën e 45+1. Shënues i golit ishte Sebastian Spahiu.
Në xhiron e ardhshme, Shkëndija do të vizitojë skuadrën AEK Larnaka (18 dhjetor), një skuadër që ka 9 pikë pa humbje në pesë ndeshjet, por edhe një seri prej tre barazimesh pas barazimit 1:1 sonte si mysafirë në Haken. mb/
Foto: EPA