Djali i Rob dhe Mishel Rajner, Nik, i akuzuar për vrasjen e prindërve
- Prokuroria në Los Angjelos parashtruan aktakuza për vrasje kundër Nik Rajner për shkak të vdekjes së prindërve të tij - regjisorit holivudian, Rob Rajner dhe gruas së tij, Mishel.
Los Angjelos, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Prokuroria në Los Angjelos parashtruan aktakuza për vrasje kundër Nik Rajner për shkak të vdekjes së prindërve të tij - regjisorit holivudian, Rob Rajner dhe gruas së tij, Mishel.
Nik Rajner po përballet me dy pika për vrasje të shkallës së parë, siç deklaroi prokurori i qarkut, Nejtan Hokman. I akuzuari, thuhet, mund të dënohet me burg të përjetshëm pa mundësi lirie me kusht apo dënim me vdekje, nëse shpallet fajtor. Ai do të nxirret para Gjykatës në mënyrë që të përballet me aktakuzat dhe të deklarohet, pasi që të marrë leje mjekësore për atë nga nëpunësit kompetent të burgut.
Aktakuzat janë zyrtare dy ditë pasi që çifti u gjet i vdekur në shtëpinë e tyre në Brentvud, Kaliforni, SHBA, me disa plagë nga thika.
I dyshuari, 32-vjeçar, sipas thënieve, ngarkohet edhe për përdorim të "armës së rrezikshme dhe vdekjeprurëse, e ajo është thika", siç ceki hetuesi. Hokman tha se nuk është sjellë vendim nëse prokurorët do të kërkojnë dënim me vdekje.
Robert - Rob Rajner është regjisor i disa filmave kult në zhanre të ndryshme, si për shembull "Mizeri" dhe "Disa njerëz të mirë". Mishel Singer Rajner ishte aktore e njohur, fotografe dhe producente, si dhe themelues e "Rajner lajt" - agjenci fotografimi dhe kompani produksioni.
Autoritetet e qytetit dhe të qarkut në Los Angjelos në konferencën për shtyp u shprehën ngushëllime të thella të gjithë të prekurve nga kjo tragjedi. I pyetur, nëse arma e vrasjes është gjetur, Hokman tha se kjo do të zbulohet në gjykatë. Kompetentët deklaruan edhe se obduksionet, të cilat akoma nuk janë përfunduar, do ta konstatojnë shkakun e saktë, mënyrën dhe kohën e vdekjes. ab/
Foto: ЕPА; Fejsbuk-foto fragment