• петок, 12 декември 2025

Churros janë një nga ëmbëlsirat më të njohura spanjolle - krokante dhe perfekte kur kombinohen me çokollatë të ngrohtë.

Përbërësit e nevojshëm:

250 ml vaj (për brumin – plus vaj për skuqje)

250 ml ujë

250 gram miell

5–6 vezë (në varësi të madhësisë)

sheqer dhe kanellë për pluhurosje

Për shtresën sipër të çokollatës:

150 ml ajkë e ëmbël

100 gram çokollatë gatimi

1 lugë gjelle kakao (opsionale, për një shije më të pasur)

1 lugë gjelle gjalpë (opsionale, për shkëlqim dhe më kremoze)

Përgatitja e brumit:

Vlojeni ujin dhe 250 ml vaj në një tenxhere. Kur të fillojë të vlojë, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni miellin menjëherë. Përziejini fuqishëm derisa brumi të bëhet kompakt dhe të fillojë të ndahet nga anët e tenxheres. Lëreni brumin të ftohet për 10 minuta. Pastaj, shtoni vezët një nga një (5 ose 6 - sipas nevojës për të përftuar përzierje të lëmuar dhe të trashë). Vendoseni brumin në një qese për ëmbëlsira të pajisur me majë ylli. Bëni shirita rreth 12-15 cm të gjatë mbi copa të vogla letre pjekjeje. Ngrohni vajin në një tigan të thellë në zjarr mesatar. Vendosni churros së bashku me letrën në vaj - pas disa sekondash ato do të ndahen vetë. Skuqini ato derisa të marrin ngjyrë të artë (jo më shumë se 3-4 në të njëjtën kohë). Nxirni ato në letre për t'i kulluar. Përderisa janë ende të ngrohta, kloni ato në përzierjen me sheqer dhe kanellë.

Përgatitni shtresën e sipërme të çokollatës:

Ngrohni ajkën deri pak para se të ziejë. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni çokollatën e grirë. Përziejini derisa të shkrihet plotësisht. Shtoni gjalpë dhe kakao nëse dëshironi për shije dhe shkëlqim shtesë. Shërbejini churros-ët e skuqura të freskët me shtresë të ngrohtë dhe kremoze çokollate. Të pashamngshme!

 

Foto: Freepik

Тагови

Остани поврзан