• петок, 12 декември 2025

Beqiri: Kjo ishte një performancë e mirë si ekip

Beqiri: Kjo ishte një performancë e mirë si ekip

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Fitorja e dytë në Ligën e konferencës për Shkëndijën, nënkupton një hap drejt fazës eliminatore. Skuadra nga Tetova mbrëmë mposhti kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratisllava me rezultat 2:0.

"Lojtarët i përfunduan gjitha detyrat e caktuara. Kjo ishte një paraqitje e mirë si ekip, por do të isha edhe më i kënaqur nëse do të kishim shënuar edhe ndonjë gol. Ende nuk kemi siguruar një vend dhe kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Pres që në Larnaka lojtarët të japin maksimumin", deklaroi trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri në konferencën për shtyp.

Shkëndija, pas pesë xhirove të luajtura është në vendin e 21-të me shtatë pikë, ndërsa 24 ekipet e para vazhdojnë ndeshjet e tyre në fazën tjetër.

Foto: Fejsbuk KF Shkëndija

 

Остани поврзан