Abdixhiku do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot njoftoi se lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 28 dhjetor.
Prishtinë, 24 nëntor 2025 (MIA) - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) sot njoftoi se lideri i partisë, Lumir Abdixhiku, do të jetë kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 28 dhjetor.
Abdixhiku në një konferencë për shtyp deklaroi se LDK do të ketë një paraqitje të pavarur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
"Lidhur me kandidatin për kryeministër, megjithëse e hapa temën, diskutimi ishte i shkurtër. Kryesia e LDK-së konsideronte se, për sa kohë që jam kryetar i partisë, do të më nominojnë për kandidat për kryeministër. Në këtë moment, kam marrë kompetencat që më takojnë dhe si kryetar i kam konfirmuar, për të hartuar listën", tha ai.
Ai deklaroi se kishte hequr dorë nga e drejta për të përcaktuar renditjen e listës, gjegjësisht renditjen e kandidatëve për zëvendës.
"Atë do ta bëjë një grup më i gjerë, në mënyrë që të mos ketë pakënaqësi se kush është përpara dhe kush është prapa. Biseduam edhe bashkëpunimin në zgjedhjet kombëtare. Kryesia vendosi sot që LDK-ja të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet e 28 dhjetorit", tha Abdixhiku.
Një pjesë e listës, tha ai, do të jetë e hapur për parti të tjera, përfshirë Fatmir Limajn të Partisë Socialdemokrate (NISMA).
"LDK do të kujdeset të hapë një pjesë nga lista e saj për parti të tjera, përfshirë Limajn dhe deputetët e tij. Diskutimet për këtë çështje do të zhvillohen në ditët në vijim, por le të themi se ka një gatishmëri. Ashtu siç ka një gatishmëri edhe për partitë e tjera si Demokristianët, Partia e Drejtësisë, Aleanca për një Kosovë të Re e Pacollit", shtoi Abdixhiku.
LDK është partia e parë në Kosovë që vendos për një kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Pritet që liderët e partive Albin Kurti nga Vetëvendosja, Bedri Hamza nga Parta Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të jenë kandidatë për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet parlamentare më 28 dhjetor.
Foto: Arkivi i MIA-s