• недела, 18 август 2024

Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës, rreth 100 zjarrfikës në terren

Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës, rreth 100 zjarrfikës në terren

 Londër, 17 gusht 2024 (MIA) - Rreth njëqind zjarrfikës nga pesëmbëdhjetë shërbime zjarrfikëse janë duke e shuar zjarrin që shpërtheu sot në çatinë e qendrës kulturore Somerset Haus në zemër të Londrës, njoftuan mediat britanike, duke iu referuar  një publikimi të shërbimit zjarrfikës në kryeqytetin britanik në "Iks".

"Shkaku i zjarrit ende nuk dihet", thuhet në një kumtesën e Brigadës së Zjarrfikësve të Londrës. Ekipet po luftojnë me flakët, të cilat janë lokalizuar në një pjesë të çatisë.

 Ndërtesa, e cila ndodhet në bregun e lumit Temza, është ndërtuar në vitin 1547, ndërsa në atë kohë ishte një pallat mbretëror. Galeria Courtauld, në të cilën janë vendosur   disa nga koleksionet më të mëdha të artit në botë, ndodhet në krahun verior të saj.

 Sipas informacioneve të TV kanalit Skaj njuz, sot në Somerset Haus duhet të mbahet një festivalibrej dens.

 Foto: Printskrin "X"

 

Остани поврзан