• вторник, 20 август 2024

Pas tërmetit afër Kamçatkës, shpërtheu vullkani Shiveluç

Pas tërmetit afër Kamçatkës, shpërtheu vullkani Shiveluç

 Moskë, 18 gusht 2024 (MIA) - Mediat shtetërore ruse raportojnë se vullkani Shiveluç shpërtheu pas një tërmeti me magnitudë 7 ballë sipas  shkallës së Rihterit që goditi bregun lindor të Rusisë. Vullkani është rreth 450 kilometra nga qyteti bregdetar Petropavlovsk-Kamçatski, i cili ka rreth 180.000 banorë, raporton Si-En-En-i.

"Sipas vlerësimeve vizuale, kolona e hirit ngrihet në tetë kilometra mbi nivelin e detit, raportojnë mediat ruse mëngjesin e sotëm, duke shtuar se vullkani ka hedhur llavë. 

 Sipas Shërbimit Gjeologjik Amerikan (USGS), epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 48 kilometra dhe rreth 88 kilometra larg nga Petropavlovsk-Kamçatski.

 Mediat ruse bëjnë të ditur se pas tërmetit nuk ka informacione për dëme të mëdha, por se autoritetet po kontrollojnë në mënyrë parandaluese sigurinë e ndërtesave në zonat përreth.

 Gadishulli i Kamçatkës është një nga zonat më aktive sizmike në botë për shkak të veprimit të pllakave tektonike të Paqësorit dhe Amerikës së Veriut.

Foto: Printskrin "X" 

 

Остани поврзан