• вторник, 20 август 2024

Bajden filloi program, i cili u mundëson emigrantëve ilegalë që janë martuar me amerikanë të marrin nënshtetësi

Bajden filloi program, i cili u mundëson emigrantëve ilegalë që janë martuar me amerikanë të marrin nënshtetësi

Uashington, 19 gusht 2024 (MIA) - Qeveria amerikane ka lansuar një program që lejon qindra mijëra emigrantë të marrin nënshtetësinë amerikane.

Ky është një nga hapat më të mëdhenj të ndërmarrë nga presidenti demokrat Xho Bajden për t'u dhënë statusi ligjor personave që kanë hyrë ilegalisht në SHBA dhe kanë jetuar atje për shumë vite. Programi nis pak muaj para zgjedhjeve të 5 nëntorit. Partia Republikane fokusin kryesor në fushatën parazgjedhore e ka vendosur te emigracioni i paligjshëm.

Programi T'i ruajmë familjet bashkë, i shpallur në qershor, do të jetë i kapshëm për rreth 500.000 bashkëshortë të qytetarëve amerikanë që kanë jetuar në SHBA për të paktën 10 vjet deri më 17 qershor të vitit 2024, thanë zyrtarët qeveritarë. Rreth 50.000 fëmijë nën moshën 21 vjeç, prindërit e të cilëve janë shtetas amerikanë do të kenë të drejtë gjithashtu të aplikojnë.

Skema i lejon bashkëshortit të një shtetasi amerikan të marrë qëndrim të përhershëm, të njohur si kartë e gjelbër, pa u larguar nga SHBA-ja. Pas marrjes së kartonit të gjelbër, një person mund të aplikojë për shtetësi pas tre vjetësh. Rregullat e mëparshme kërkonin që ai person të largohej nga SHBA-ja dhe të priste vite përpara se të lejohej të kthehej.

Bajden e zbuloi programin në korrik, përpara se të tërhiqej nga gara zgjedhore me republikanin Donald Tramp, i cili ka qëndrime të ashpra për imigracionin. mb/

 

Остани поврзан