• вторник, 20 август 2024

Vdes gruaja që u godit nga rrufeja në Prevallë

Vdes gruaja që u godit nga rrufeja në Prevallë

Prishtinë, 18 gusht 2024 (MIA) -  Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën sot pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë, në rajonin e Brezovicës, në anën kosovare të Malit Sharr, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Gruaja është nga Ferizaji ishte një nga pesë personat që u goditën nga rrufeja sot në mesditë. Ajo ka ndërruar jetë në spitalin e Prizrenit.

 "Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka  marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur  5 persona. Njëra nga viktimat, femër, 64 vjeçare nga Ferizaj ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit", bën të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. ia/sa/

Остани поврзан