• петок, 30 јануари 2026

Vendkalimet kufitare edhe sot të bllokuara nga kamionistët

Vendkalimet kufitare edhe sot të bllokuara nga kamionistët

 Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Për shkak të protestës së kamionistëve, janë bllokuar disa vendkalime kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti.

 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa.  Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Foto: MIA 

 

Остани поврзан