Takim i Kryetarit Afrim Gashi me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, Martin Pamer
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në takimin e sotëm me Ambasadorin e Republikës së Austrisë, i theksoi marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe e falënderoi për mbështetjen e Austrisë në rrugën integruese të vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.
Siç qëndron në kumtesën nga shërbimi për shtyp i kuvendit, ambasadori Pamer, në kontekstin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, e informoi Kryetarin për një projekt i cili do ta avancojë lidhjen kulturore midis dy shteteve.
"Ambasadori theksoi se për projekte të tilla të mëdha nevojitet mbështetje nga institucionet më të larta, përfshirë edhe Kuvendin", ka theksuar ambasadori Pamer.

Kryetari theksoi se i mbështet projektet që e avancojnë bashkëpunimin dhe i thellojnë marrëdhëniet në nivel bilateral, duke nënvizuar se Kuvendi është i gatshëm ta mbështesë këtë projekt.
"Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet aktuale politike në vend dhe në botë, si dhe mbi procesin e integrimit evropian"; theksohet në kumtesën. ls/
Foto: Kuvendi i RMV-së