Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbylli dialogun pas-monitorim me Maqedoninë e Veriut – një njohje e rëndësishme institucionale për përparimin e vendit
- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorim me vendin tonë, një proces që ishte hapur në vitin 2000, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski.
Shkup, 29 janar 2026 (MIA) – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim për mbylljen e dialogut pas-monitorim me vendin tonë, një proces që ishte hapur në vitin 2000, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski.
Siç theksoi Muçunski, vendimi përbën një njohje të rëndësishme institucionale për përparimin dhe angazhimin e shtetit drejt principeve dhe standardeve të Këshillit të Evropës, si dhe një konfirmim të qartë për avancimin e arritur në fushat e demokracisë, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.
Ministri, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, theksoi se meritë të veçantë për përfundimin e suksesshëm të këtij procesi shumëvjeçar ka delegacioni i Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i udhëhequr nga deputetet Marija Petrushevska dhe Ivanka Vasilevska, si dhe Misioni i Përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Këshillit të Evropës.
Vendimi, siç theksoi Muçunski, përbën një sukses të rëndësishëm dhe një konfirmim të pakundërshtueshëm për angazhimin, profesionalizmin dhe efikasitetin e diplomacisë së Maqedonisë në avancimin dhe mbrojtjen e vlerave themelore evropiane. ls/
Foto: MPJdheTJ