Janevska: Rregull në arsim do të vendosim përmes optimizimit të rrjetit shkollor, mësimit me një turn dhe qëndrimit të zgjatur në shkollë
- Në shumë komuna të vendit ka një numër të tepruar mësimdhënësish, respektivisht punohet me paralele me vetëm disa nxënës, dhe për këtë arsye dotacionet bllok që paguajmë për arsimin fillor dhe të mesëm në pjesën më të madhe shpenzohen për pagesën e pagave të mësimdhënësve. Problemi mund të zgjidhet përmes optimizimit të rrjetit shkollor, vendosjes së mësimit me një turn dhe qëndrimit të zgjatur në shkolla. Kjo do të sjellë edhe rezultate më të mira të nxënësve tanë në testimet ndërkombëtare si PISA, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Kuvend duke iu përgjigjur një pyetjeje deputetësh lidhur me mosshlyerjen e regresit për pushim vjetor të mësimdhënësve të shkollave të mesme në Komunën e Gostivarit.
Shkup, 29 nëntor 2026 (MIA) – Në shumë komuna të vendit ka një numër të tepruar mësimdhënësish, respektivisht punohet me paralele me vetëm disa nxënës, dhe për këtë arsye dotacionet bllok që paguajmë për arsimin fillor dhe të mesëm në pjesën më të madhe shpenzohen për pagesën e pagave të mësimdhënësve. Problemi mund të zgjidhet përmes optimizimit të rrjetit shkollor, vendosjes së mësimit me një turn dhe qëndrimit të zgjatur në shkolla. Kjo do të sjellë edhe rezultate më të mira të nxënësve tanë në testimet ndërkombëtare si PISA, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në Kuvend duke iu përgjigjur një pyetjeje deputetësh lidhur me mosshlyerjen e regresit për pushim vjetor të mësimdhënësve të shkollave të mesme në Komunën e Gostivarit.
Janevska theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë vitit 2025 i ka paguar Komunës së Gostivarit dotacion bllok për financimin e arsimit të mesëm në vlerë prej 320 milionë denarë, ndërsa më pas vetëqeverisja lokale është kompetente për shpërndarjen e mjeteve.
“Por, 96,9 për qind e këtyre mjeteve janë shpenzuar për paga. Kështu që është e qartë pse komuna nuk e ka paguar regresin. Problemi është numri i tepërt i mësimdhënësve dhe kryetari i komunës e di këtë,” tha Janevska.
Ajo theksoi se që nga fillimi i mandatit të saj është angazhuar për optimizimin e rrjetit shkollor dhe për vendosjen e mësimit me një turn.
“Nuk është e mirë që të funksionojnë objekte shkollore me vetëm disa nxënës. Duhet t’i bashkojmë me shkollat më të mëdha. Kjo është e mirë për socializimin e fëmijëve dhe për uljen e shpenzimeve operative, ndërsa nga ana tjetër, me vendosjen e mësimit me një turn dhe qëndrimit të zgjatur do t’i mbajmë të gjithë mësimdhënësit në punë dhe me angazhimin e tyre shtesë prej 2–3 orësh në ditë, fëmijët tanë do të arrijnë rezultate shumë më të mira se ato aktuale,” shtoi ministrja, duke theksuar se vitin e kaluar mësimi me një turn ishte i zbatuar në 150 shkolla, ndërsa këtë vit në më shumë se 200. ls/
Foto: MASH