• петок, 30 јануари 2026

Bisedë telefonike Mucunski – Kos: Në fokus sfidat ekonomike me transportuesit dhe tarifat për çelikun si dhe procesi i eurointegrimit

Bisedë telefonike Mucunski – Kos: Në fokus sfidat ekonomike me transportuesit dhe tarifat për çelikun si dhe procesi i eurointegrimit

Shkup, 29 janar 2026 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Muçunski, realizoi sot pasdite një bisedë telefonike me komisionaren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku fokusi i bisedës ishte  mbi sfidat aktuale ekonomike dhe procesin e eurointegrimit.

Siç kumtoi MPJdheTJ, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete dhe të qëndrueshme për sfidat me të cilat përballen transportuesit profesionistë, si dhe për çështjen e tarifave për çelikun.

Në këtë kontekst, ministri Mucunski theksoi nevojën për një reagim të drejtë dhe të koordinuar në kohë, me qëllim shmangien e efekteve të mëtejshme negative mbi ekonominë vendore, qëndron në kumtesën.

Në kontekst të rrugës eurointegruese të vendit, ministri Mucunski, siç shtohet, konfirmoi përkushtimin e qartë dhe të fortë ndaj procesit të reformave, sigurimin e vazhdimësisë në zbatimin e tij, si dhe miratimin e ligjeve që janë pjesë e agjendës evropiane. ls/

Foto:MPJdheTJ

 

Остани поврзан